Ulet numri i të lënduarve, Ministria e Shëndetësisë jep përditësimin e fundit mbi protestën
14/10/2026 20:12
Dy protestues dhe tre efektivë policie ndodhen aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës, të cilët kanë mbetur të lënduar në protestën që vijon prej më shumë se 10 orë.
Sipas përditësimit të orës 20:05 nga Spitali Universitar i Traumës (SUT), vetëm dy protestues ndodhen ende në spital, teksa janë të vetëdijshëm dhe paraqiten me gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), aktualisht nuk ka të lënduar.
Po ashtu në spital, aty ku po marrin mjekim janë edhe tre efektivë policie.
Top Channel