Protestuesit shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përpara, një i ri tenton të dëmtojë edhe zjarrfikësen. Shoqërohen disa protestues
14/10/2026 19:25
Protestuesit nuk e ndalin dhunën, teksa po shkatërrojnë çdo gjë që gjejnë përpara.
Aktualisht janë vendosur në rrugën e Elbasanit dhe i janë drejtuar Kuvendit, teksa në një video të siguruar nga gazetarja Kleida Muka shihet të sulmohet edhe një zjarrfikëse nga një person i maskuar.
Dhuna vijon prej më shumë se 9 orësh, teksa përplasja me policinë nuk ka ndërmend të ndalet.
Disa prej tyre janë arrestuar nga policia falë edhe ndërhyrjes së civilëve.
Top Channel