“Është momenti që të bashkohen të gjithë”/ Deputeti i PD-së në protestë: Thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’? Thelbi është largimi i qeverisë

14/10/2026 13:08

Në Tiranë po mbahet dita e dytë e protestës studentore, ku edhe këtë të mërkurë, si një ditë më parë, nuk kanë munguar tensionet përpara Ministrisë së Arsimit.

I pranishëm në këtë protestë ishte dhe deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i cili në një lidhje direkte me Shqipëria Live, u shpreh se ka ardhur koha që të gjithë të bashkohen në këtë tubim.

Sa i përket thirrjeve “Rama në burg, Berisha në burg”, Spahia u shpreh se thelbi i protestës është largimi i qeverisë, më pas shtoi se gjithsecili ka mendimin e tij.

“Është momenti sot që të gjithë t’i bashkohen këtyre të rinjve. Kemi qenë edhe dje deri në fund të protestës. Është një e drejtë e këtyre të rinjve që kanë vendosur ta marrin të drejtën e tyre në dorë. Slogani nuk është për të gjithë klasat. E rëndësishme është që të rinjtë po kundërshtojnë një qeveri të korruptuar. Ata kanë një kërkesë thelbësore. Largimin e Edi Ramës që në ditën e parë. Kjo është evidente. Më pas janë të lirë të shprehin mendimin e tyre, por thelbi është largimi i Edi Ramës. Jemi këtu për të frenuar sado pak dhunën e egër policore. Është normale që të jenë të lodhur pas 130 ditësh protestë paqësore”, tha Bardh Spahia.

Top Channel