Protesta te Ministria e Arsimit, dëmtohet një efektiv i FNSH
14/10/2026 16:18
Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon mes tensioneve dhe përplasjeve.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, bën me dije se si pasojë e përplasjes gjatë protestës ka mbetur i lënduar një efektiv i FNSH-së.
Ai është goditur me gur në pjesën e kokës dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Top Channel