Live/ Nga gjimnazistët te studentët e Mjekësisë dhe Politeknikut, nisin tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia pozicionohet para godinës

14/10/2026 11:05

Sot mbahet dita e dytë e protestës studentore në Tiranë.

Studentët e shumë Universitetit të Mjekësisë, UBT-së, Politeknikut, fakultetit të Drejtësisë etj. janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa ka nisur hedhja e sendeve piroteknike drejt godinës, teksa para saj u pozicionua dhe policia.

Tensione ka pasur edhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ndërsa disa protestues kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në ambientet e brendshme të fakultetit.

Gjimnazistët e shkollës “Partizani” i janë bashkuar studentëve dhe të rinjve në revoltë.

Gjithashtu, edhe në universitetin e Elbasanit ka nisur bojkotimi i mësimit, në shenjë solidariteti me studentët në Tiranë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër çdo gjë vijon normalisht.

Top Channel