Futbolli anglez pasditen e kësaj të premteje pësoi një tronditje të fortë pas lajmit se Manchester City është shpallur fajtor për 114 akuza për thyerje të normave të Fair Play Financiare.

Kjo situatë tërhoqi edhe vëmendjen e kryeministrit britanik, Andy Burnham i cili bëri apel për ruajtje të qetësisë dhe që të mos arrihet në konkluzione të nxituara.

‘Duhet ekzaminuar raporti i komisionit të pavarur-tha shefi i kabinetit qeveritar në Mbretërinë e Bashkuar-njerëzit nuk duhet të nxitohen në arritjen e konkluzioneve. E di që ka qenë një proces i gjatë mes klubit dhe Premier League. Besoj se është një procesme mjaft diskutime. Kështu që nuk e besoj se është kaq e lehtë. Besoj se të gjithë duhet të studiojmë këtë raport, përpara se të nxjerrim çfarëdolloj konkluzioni’

Top Channel