Zyrtare/ Davide Frattesi më në fund është futbollist i Lazios
Emri i Bradley Barcola po përmendet gjithnjë e më shumë në merkaton e transferimeve të kësaj vere. Futbollisti i Paris Saint Germain që sheh t’i ngushtohen hapësirat është vënë në shënjestrën e Liverpoolit, por edhe të Arsenalit. Por në këtë pikë problemi qëndron pikërisht te klubi parizien.
Sipas asaj që publikohet në median britanike, Paris Saint Germaini kërkon të paktën 145 milionë paundë për të shitur kartonin e futbollistit, një shifër kjo që në këtë moment Liverpool nuk është i gatshëm për ta shpenzuar dhe po kështu edhe Arsenali
Gjithnjë sipas asaj që publikohet në median britanike, Barcola do t’i pëlqente një transferim në Premier Leaguen angleze dhe ndoshta një lëvizje e tij mund të çojë Paris Saint Germainin në tryezën e bisedimeve me Liverpool apo Arsenalin.
Megjithatë, aktualisht duket se e vetmja mënyrë që të arrihet një marrëveshje për Barcola qoftë me Liverpool, qoftë me Arsenalin është që Paris Saint Germaini të ulë pretendimet e tij për kartonin e futbollistit.
Top Channel