David Fadairo ishte një prej protagonistëve të Dinamos në mbrëmjen e mrekullueshme evropiane të kryeqytetasve. Sulmuesi nigerian la gjurmën e tij në ndeshjen me Auda që skuadra e Ilir Dajës e fitoi 4-0 duke siguruar kualifikimin për në playoff.

Një kualifikim që u festua me entuziazmin më të madh, por që u shoqëria edhe me shumë keqardhje nga Fadairo i cili do të duhet të lërë Dinamon për t’u kthyer te Partizani gjë që e konfirmoi vetë futbollisti në një video të postuar në Instagram Story.

Në videon e publikuar shfaqej futbollisti në dhomën e zhveshjes së Dinamos duke festuar me pjesën tjetër të skuadrës ndërkohë që mbi të ishte një mesazh që konfirmonte largimin e futbollistit

‘Paçi fat në playoff djema. Do të më mungoni shumë dhe faleminderit për të gjithë dashurinë, Dinamo-ishte mesazhi i Fadairos

David Fadairo është pjesë e Partizanit dhe ishte dhënë me huazim te Dinamos vetëm për pjesëmarrjen në Conference League. Por marrëveshja mes dy klubeve ka qenë deri në përfundim të raundit të tretë kualifikues të kompeticionit dhe tani ky akord ka skaduar dhe kështu David Fadairos do t’i duhet të kthehet te Partizani për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Bratu teksa javën e ardhshme ngre siparin Kategoria Superiore e sezonit 2026/27.

Top Channel