Tragjike/ Ra në koma pas goditjes që mori nga kundërshtari, vdes pas 11 vitesh ish-boksieri premtues
Çiklizmi britanik është në zi. Humbi jetën në mënyrë tragjike në moshën 19 vjeçare Finlay Tarling, vëllai i çiklistit profesionist Josh Tarling pas një aksidenti të rëndë të ndodhur gjatë etapës së 8 të Xhiros së Portugalisë.
Sipas medias portugeze, çiklisti i ri u godit nga një makinë në zonën mes Melgaco dhe Fafe dhe raportohet se drejtuesi i mjetit po udhëtonte në rrugën e gabuar teksa grupi i çiklistëve po kalonte përmes Ponte de Lima në veri të vendit, dhe i shkaktoi 19 vjeçarit plagë të rënda.
Sipas ‘Correio da Manha’, drejtuesi i automjetit mori u kthye sepse gabimisht mendoi se grupi i çiklistëve kishte kaluar. Mjekët e ndihmës së shpejtë shkuan shpejt në vendin e ngjarjes por nuk mundën dot të shpëtonin Finley Tarling që ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Organizatorët e Xhiros së Portugalisë dhe Federata Portugeze e Çiklizmit konfirmuan vdekjen e çiklistit 19 vjeçar në një aksident të rëndë por pa dhënë detaje të tjera. Gara u pezullua në shenjë respekti, ndërsa ceremonia e podiumit në Fafe u anulua
Top Channel