Transferimi i Reijnders në Arabinë Saudite bën të lumtur dhe Milanin, ja sa përfitojnë kuqezinjtë falë Manchester City
Ferran Torres do të vijojë karrierën e tij në Francë. Barcelona arriti marrëveshjen me Paris Saint Germain për transferimin e sulmuesit valencian në drejtim të klubit kampion të Evropës.
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Ferran Torres transferohet në drejtim të kryeqytetit francez për një vlerë rreth 50 milionë euro, një shifër fikse kjo pa bonuse.
Kështu sulmuesi kampion botë shumë shpejt pritet t’i bashkohet Paris Saint Germainit me të cilin kishte arritur një akord për një kontratë 5 vjeçare. Ferran Torres, përmes agjentit të tij i kërkoi Barcelonës që të mos ishte i pranishëm në stërvitje ditën e mërkurë kur ishte dita që ai të vihej nën urdhrat e Flick.
Tani me marrëveshjen e arritur mes klubeve, mbetet vetëm përgatitja e dokumentave kontraktuale, punë të cilën e kanë nisur si Barcelona ashtu edhe Paris Saint Germain. Po kështu mungon edhe kryerja e vizitave mjekësore nga ana e Ferran Torres përpara se transferimi i tij te skuadra e drejtuar nga Luis Enrique të zyrtarizohet.
Operacioni i transferimit të sulmuesit valencian në Paris është për rreth 50 milionë, një shifër kjo e pranueshme për një futbollist që ishte në vitin e fundit të kontratës së tij dhe për të cilin Barcelona në vitin 2022 pagoi 55 milionë euro shifër fikse plus 10 milionë në formën e Bonuseve. Dhe jo vetëm kaq, në rast rinovimi të kontratës së tij, Barcelona do të duhej t’i paguante Manchester City edhe 8 milionë euro më shumë në bazë të një klauzole që ishte në marrëveshjen e arritur në momentin e blerjes së kartonit të Ferran Torres nga klubi anglez. Dhe kjo do të thotë se Barcelona, me këtë shifër të paguar nga PSG dhe kursimin nga mosrinovimi i kontratës, rikuperon thuajse të gjithë shifrën e shpenzuar për blerjen e Ferran Torres përpara 4 viteve.
Top Channel