Tijjani Reijnders largohet nga Manchester City pas vetëm një sezoni dhe transferohet te skuadra e Al Qadsah. Holandezi ka pranuar tashmë ofertën e klubit arab që pagoi për kartonin e futbollistit pak më shumë se 60 milionë euro.

Por nga ky transferimi i Reijnders në Saudi Pro League bën shumë të lumtur edhje Milanin i cili sipas marrëveshjes së nënshkruar një vit më parë me Manchester City do të përfitojë nga kjo lëvizje plot 14 milionë euro

Marrëveshja mes dy klubeve në fakt përfshinte këto bonuse:

–    5 mln euro: Kualifikimi i Manchester City në Champions League 2026/27

–    2 mln euro: Fitorja e Champions League 2025/26

–    1 mln euro: Fitorja e Premier League

–    1 mln euro: Çmimi Futbollisti i Vitit në Premier League

–    2 mln euro: Fitorja e Topit të Artë

–    3 mln euro: Të lidhur me qëndrimin e lojtarit te Manchester City përtej vitit 2030 (1 milion në vit)

Por në kontratë ishte vendosur edhe një klauzolë që parashikonte pagesën kundrejt Milanit të të gjithë bonuseve nëse Reijnders do të shitej përfundimisht nga Manchester City përpara vitit 2030.

Top Channel