Zyrtare/ Elbasani vijon me përforcimet, siguron shërbimin e mesfushorit Ardit Deliu
Ciro Immobile mbyll karrierën e tij si futbollist. Qendërsulmuesi italian, aktualisht në radhët e Paris FC, tashmë në moshën 36 vjeçare, zgjidhi kontratën me klubin parizien dhe tërhiqet nga futbolli i luajtur.
Lajmi u konfirmua nga vetë Paris FC përmes një postimi në rrjetin social X
‘Ciro Immobile është një legjendë. Pas 650 ndeshjesh, më shumë se 320 golash dhe trofesh të shumtë në karrierën e tij, Ciro Immobile i jep fund karrierës së tij madhështore. Një lojtar i jashtëzakonshëm, i cili do të mbetet në kujtesën e disa brezave’-lexohet në postimin e klubit transalpin.
Ciro Immobile, që vitet më të mira të karrierës së tij i ka pasur te Lazio, e mbyll atë me 201 gola të shënuar në Serie A, shënuesi i 8 më i mirë në historinë e kampionatit italian. I lindur në Torre Annunziata, Ciro Immobile ka qenë një produkt i akademisë së Juventusit. Por konfirmimi i tij i vërtetë erdhi në radhët e Torinos; bashkë me Alessio Cerci në sezonin 2013-2014 nën drejtimin e trajnerit Ventura, e çoi skuadrën granata në kompeticionet evropiane duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë i Serie A. Më pas pati dy aventura të shkurtra me Borussia Dortmund dhe Sevilla përpara se të kthehej te Torino në 2016. Më pas erdhi edhe shpërthimi i madh i vërtetë, kur kaloi te Lazio. Me fanellën bardhekaltër Ciro Immobile u konfirmua si një goleador i jashtëzakonshëm duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Serie A edhe 3 herë të tjera dhe duke shënuar në total me Lazion 207 gola. Të 201 golat e shënuar në kampionat e përfshijnë atë në dhjetëshen e shënuesve më të mirë në historinë e tij. Por jo vetëm kaq, Immobile së bashku me Higuain janë goleadorët më të mirë te Serie A në sezon 2019-2020 me shifrën rekord të 36 golave të shënuar. Me Lazion, Ciro Immobile ka fituar dy Superkupa Italiane dhe një Kupë Italie. Në Kombëtaren italiane, ai u bë protagonist në Evropianin e zhvilluar në 2021 duke shënuar 2 gola, një ndaj Zvicrës dhe një ndaj Turqisë.

Top Channel