Zyrtare/ Elbasani vijon me përforcimet, siguron shërbimin e mesfushorit Ardit Deliu
14/08/2026 22:00
Ndërsa fillimi i sezonit të ri po afron, Elbasani vijon përforcimet e tij.
Skuadra verdheblu këtë radhë arriti të sigurojë shërbimin e Ardit Deliut, një futbollist që e njeh mirë Kategorinë Superiore, ndërkohë që ka përjetuar eksperiencë edhe në kampionatin e Kosovës dhe në Letoni.
Elbasani e konfirmoi këtë lëvizje të radhës përmes një komunikate për shtyp të publikuar në kanalet zyrtare të tij.
‘Ardit Deliu vjen në Elbasan pas eksperiencës me Ballkanin në Superligën e Kosovës. Mesfushori numëron minuta në elitën letoneze me Liepaja dhe në kampionatin tonë me Tiranën, Vllazninë dhe Laçin. Mirë se erdhe Ardit Deliu!-lexohet në njoftimin e klubit të Elbasanit.

Top Channel