Juventus po përjeton ditë vlerësimesh. Dosja në tryezë është e njëjta prej kohësh; ajo që ka të bëjë me portën. Zonja e Vjetër vazhdon të studiojë merkaton e lojtarëve në kërkim të pasuesit të Michele Di Gregorio që është gjithnjë e më shumë drejt largimit.

Carnevali dhe Ottolini janë po kërkojnë një zgjidhje që të jetë bindëse si në nivelin ekonomik ashtu edhe në planin teknik. Tre kandidatë janë në krye të listës: Guglielmo Vicario, Anatoliy Trubin dhe në orët e fundit në mënyrë surpzisë është shfaqur edhe ai i Lucas Chevalier nga PSG.

Kështu duket se përjashtohet pista që të çon te Zion Suzuki. Në javët e fundit u fol për një operacion të mundshëm urë me PSG, me këtë të fundit që pasi të blente Suzukin për rreth 35 milionë euro do të mund ta kalonte te bardhezinjtë në formë huazimi. Një pistë që Juventusi prej ditësh e ka braktisur dhe në këtë pikë regjistrohet emri i Lucas Chevalier.

Pikërisht për shkak të raporteve shumë të mira të krijuara me Paris Saint Germainin falë operacionit Kolo Muani, bardhezinjtë pasi vendosën të heqin dorë nga Suzuki, kërkuan informacione për portierin francez që u transferua përpara një viti të PSG për 40 milionë euro nga Lille. Chevallier gjatë këtyre 12 muajve nuk arriti dot të bëjë të harrojë Donnarumman, të cilit i mori vendin pas largimit të italianit dhe tani është zëvendësuesi i Safonov. Me ardhjen e Suzukit dhe Longonit nga Milani, Chevalier mund të largohet nga Paris Saint Germaini me kushte të favorshme.

Dhe e gjithë kjo, pa harruar kandidaturën e Guglielmo Vicarios. Portieri italian dëshiron të largohet nga Tottenham dhe është një opsion që për t’u mbajtur gjithnjë në konsideratë nga Juventusi. Për momentin nuk ka ende një tentativë vendimtare sepse në tryezë janë edhe emra të tjerë. Më e komplikuar është pista që të çon te Anatoliy Trubin i Benfica. Ukrainasi pëlqehet shumë, por klubi portugez nuk e lejojnë të largohet për më pak se 30 milionë euro dhe nuk pranojnë formula të tjëra. Duke qenë se koha po kalon, Juventusi në ditët e ardhshme do të duhet të zgjidhë të gjitha dilemat tij dhe të vendosë se cili do të jetë portieri titullar.

Top Channel