Ashtu siç ishte paralajmëruar disa javë më parë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe sipërmarrës të tjerë të njohur mes të cilëve dhe ish themeluesi i Facebook, Eduardo Saverin e familja Mittal, kanë blerë së bashku një kuotë në minorancë aksionesh të Liverpool nga kompania Fenëay Sports Group që mbetet aksionerja kryesore te The Reds.

Klubi anglez doli me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar mbylljen e këtij transaksioni.

‘Fenëay Sports Group (FSG), një kompani globale e sportit, medias, argëtimit dhe pasurive të paluajtshme, bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për shitjen e një kuote  në minorancë aksionesh të Liverpool FC te  ‘1892 Holdin’,  një konsorcium i drejtuar dhe menaxhuar nga Amit Bhatia, me investime nga Amit Bhatia e Mittal Family Trusts, K5 Sports  me Jeff Bezos  si investitor kryesor në fondin K5 Sports dhe EE Capital-theksohet në komunikatën e FSG-investimi strategjik mbështet ambiciet për rritjen afatgjatë të Liverpool duke bashkuar ekspertë që vijnë nga sektorë globalë, të teknologjisë dhe investimit. Ky konsorcium do të punojë së bashku me FSG për të studiuar mundësitë që iu japin vlerë objektivave të klubit brenda dhe jashtë fushe. FSG do të vazhdojë të mbajë shumicën e aksioneve dhe kontrollin operativ të FSG’

Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje të gjitha palët kanë shfaqur kënaqësinë e tyre për këtë bashkëpunim të ri.

‘Liverpool gjithnjë është ndërtuar për të menduar përtej një sezoni të vetëm dhe duke marrë vendime që mbajnë parasysh interesat afatgjata të klubit-tha presidenti i FSG, Mike Gordon-kjo qasje vazhdon të ngjallë interes se investitorë të respektuar dhe drejtues kompanish nga e gjithë bota. Ndërsa vlerësonim këtë mundësi, u bë e qartë se Amit dhe konsorciumi kishin të njëjtën filozofi si ne në një afat të gjatë dhe mirënjohjen tonë për atë që e bën special Liverpoolin. Eksperienca dhe perspektiva e tyre do të plotësojnë bazën solide të ndërtuar tashmë dhe mezi presim që të punojmë së bashku’

Ndërsa Amit Bhatia si lideri i konsorciumit ‘1892 Holdings’ foli në emër të tij duke shprehur respektin dhe admirimin për FSG

‘Jemi shumë krenarë që investojmë te Liverpool Football Club dhe që e bëjmë së bashku me FSG-tha Amit Bhatia-kemi respektin dhe admirimin maksimal për FSG si pronarë dhe për atë që ata kanë realizuar në Anfield. Është një privilegj për ne që të jemi partnerë të një klubi të këtij nivelo. Po e bëjmë këtë investim sepse besojmë shumë te Liverpool dhe udhëheqja e tij dhe mezi presim të mbështesim suksesin e vazhdueshëm të klubit në vitet që do të vijnë’.

Top Channel