‘Shpërthen’ Frenkie De Jong : Po dëmtojnë imazhin tim me lajme të pavërteta
Enzo Fernandez prej kohësh është vënë në shënjestrën e Manchester City që po kërkon të përforcojë mesfushës pas largimit të Bernardo Silvës, ndërkohë që është edhe në bisedime me Barcelonën për Rodrin.
Ditën e enjte, Chelsea që zotëron kartonin e argjentinasit i bëri një ultimatum Citizens që të paguanin 120 milionë paundë brenda orës 17:00 të së kësaj të premteje nëse dëshirojnë shërbimin e Fernandez.
Në lidhje me këtë ultimatum foli edhe trajneri i Manchester City, Enzo Maresca duke lënë të kuptojë se klubi i tij nuk do t’i bindet këtij ultimatumi.
‘Të them të drejtën, jo sot. Nuk mendoj se do të bëjmë ndonjë gjë sot-tha Maresca-ai është futbollist i një klubi tjetër dhe nuk mendoj se është korrekte të flasim për lojtarë të tjerë. Nuk do të them asgjë për futbollistë që nuk janë me ne’.
Enzo Maresca kishte krijuar një raport të ngushtë me argjentinasin kur ishte trajner i Chelseat me futbollistin që shpesh është përfolur për një kalim në Etihad edhe në muajt e kaluar. Që nga transferimi i tij në Stamford Bridge në janar të 2023, Enzo Fernandez ka luajtur 169 ndeshje me Blutë e Londrës.
Top Channel