Për Arsenalin, rruga drejt lavdisë evropiane ka qenë historikisht e shtruar me sfida të vështira dhe momente thyerje zemre.

Ndonëse “Topçinjtë” janë një nga klubet më prestigjioze të Anglisë, trofetë madhorë të kontinentit kanë mbetur një peng i madh, duke e kthyer finalen e ardhshme në Budapest në një mundësi për të thyer një “mallkim” që zgjat prej dekadash.

Nëse hedhim një sy në të kaluarën, rekordi i klubit në finalet kryesore evropiane tregon një rrugëtim të mbushur me pengesa:

1995: Humbja në Superkupën e UEFA-s ndaj Milanit. Një përballje ku përvoja e italianëve u bë vendimtare kundër mbrojtjes londineze.

1995: Humbja në Kupën e Fituesve të Kupave ndaj Real Zaragoza. Një finale që mbahet mend për atë gol të pabesueshëm nga distanca në minutat e fundit, që i la “Topçinjtë” duarbosh.

2000: Humbja në Kupën UEFA ndaj Galatasaray. Pas një beteje të fortë që shkoi deri te goditjet e penalltive, fati u buzëqeshi turqve në Kopenhagen.

2006: Humbja ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Ndoshta nata më e dhimbshme në historinë e klubit, ku edhe pse luajtën me dhjetë lojtarë për pjesën më të madhe të ndeshjes, Arsenali pa se si trofeu u rrëshqiti nga duart në minutat e fundit në Paris.

Ky historik tregon se Arsenali shpesh ka mbërritur te “uji”, por nuk ka mundur të pijë. Megjithatë, skuadra e sotme e Mikel Artetës duket se ka një mentalitet tjetër. Finalja e sivjetshme nuk është thjesht një ndeshje për një trofe, por një shans për të rishkruar historinë dhe për të dëshmuar se ky brez mund të arrijë atë që legjendat e së kaluarës nuk e bënë dot: dërgimin e trofeut të Ligës së Kampionëve në Londrën Veriore.

Top Channel