68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit!
Me përfundimin e sezonit, skuadrat e Kategorisë Superiore nisin manovrat në merkaton e transferimeve. Vora është një prej tyre me skuadrën e periferisë së kryeqytetit që bëri të ditur transferimin e Ersildjo Asllanaj.
Mbrojtësi 24 vjeçar, kalon te skuadra e Vorës nga Apolonia që ka rënë në Kategorinë e Dytë, për të përjetuar një eksperiencë në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptare.
‘Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Ersildjo Asllanaj. Mbrojtësi i bashkohet klubit pas arritjes së marrëveshjes mes palëve, duke u bërë pjesë e projektit të Vores për sezonin e ri. Me personalitet, disiplinë dhe cilësi në repartin defensiv, Asllanaj pritet të sjellë energji në skuadër. Klubi i uron Ersildjos mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e Vorës’-theksohet në komunikatën e klubit të Vorës.
Top Channel