Edi Martini do të vazhdojë të jetë në pankinën e Vllaznisë. Klubi shkodran përmes një komunikate për shtyp konfirmoi rinovimin e kontratës me trajnerin edhe për 2 vjet të tjerë deri në vitin 2028, pavarësisht se kuqeblutë nuk mundën të arrinin objektivin e tyre për këtë sezon që ishte fitorja e titullit kampion pas 25 vitesh.

‘KF Vllaznia dëshiron të njoftojë se ka arritur akordin me trajnerin Edi Martini për të qenë pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët edhe për dy sezonet e ardhshme.’-theksohet në komunikatën e Vllaznisë në rrjetet sociale.

Ishte ky një vendim që erdhi si një surprizë duke parë edhe atë çfarë ndodhi pas ndeshjes të së dielës me Elbasanin në Air Albania Stadium ku trajneri Martini pati një përplasje të fortë me futbollistët e tij në stol në mënyrë të veçantë me mbrojtësin brazilian Andrey Yagon.

Gjithsesi në fund drejtuesit e klubit shkodran vendosën t’i besojnë sërish Edi Martinit dhe këtë radhë bëhet fjalë për një projekt dy vjeçar me synimin që më në fund t’i jepet fund pritjes në Shkodër për titullin kampion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

Top Channel