Egnatia mëson fatin në Champions League! Mund të peshkojë gjigantin shqiptar në turin e parë
‘Nuk duam të shohim më gjëra të tilla’-presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj dhunës së ashpër që pushtoi Parisin pas triumfit të Paris Saint Germain në Ligën e Kampioneve ku mposhti në finale Arsenalin pas gjuajtjes së penalltive.
Kreu i Elysee i përkufizoi të turpshme aktet e dhunës në Paris dhe në qytete të tjera në mbrëmjen e së shtunës.
‘Ky nuk është futboll, ky nuk është sport, nuk është ai që duam-tha Macron teksa priti skuadrën kampione të Evropës që kishte me vete Kupën me veshë të mëdhenj-falenderoj policët, xhandarët tanë. Nuk do të jemi fleksibël me ata që janë arrestuar. Nuk duam të shohim më gjëra të tilla. Mbaroi.’
Macron foli për skena dhune të papranueshme dhe falënderoi ministrin e brendshëm, prefektin dhe të gjitha skuadrat e mobilizuara për këtë ngjarje të turpshme.
Top Channel