Botërori 2026/ Patrick Kluivert mbështet Curaçao: Ky kualifikimi do të hyjë në histori
Argjentina ka mbërritur në Kansas City në shtetin e Missouri në SHBA për t’u përgatitur për mbrojtjen e titullit botëror të fituar në vitin 2022 në Katar, Skuadra Albiceleste zbriti në tokën amerikane pas 11 orësh fluturim nga Buenos Aires dhe ndeshjen e parë do ta ketë në 16 qershor ndaj Algjerisë në Arrowhead Stadium.
Avioni me të cilin udhëtuan futbollistët nga vendi amerikanojugor kishte një pamje të veçantë teksa në të ishte pasqyruar historia e Argjentinës në Botërorë me numrin ikonik 10 të Lionel Messit në bishtin e tij. Numri i fluturimit charter të Argjentinës ishte 1978 në homazh të Botërorit të 1978 të mbajtur pikërisht në Argjentinë dhe që u fitua pikërisht nga skuadra Albiceleste pasi mundi në finale Holandën përpara 71 mijë shikueve në Stadiumin River Plate të Buenos Aires.
Argjentina është skuadra e parë që udhëtoi drejt Kansas City ku ka bazën e akomodimit për Botërorin e këtij viti; Anglia, Holanda dhe Algjeria do të vijnë gjatë kësaj jave. Skuadra e Lionel Scalonit ka në program një stërvitje të lehtë ditën e dielë, që do të pasohet nga një stërvitje më intensive të hënën. Përpara nisjes së Botërorit, Argjentina do të luajë 2 miqësore me Hondurasin dhe Islandën.
Top Channel