Barcelona konfirmon ofertën 100 milionë euro për Julian Alvarez, Atletico Madrid “mbyll sytë”
Mes shumë emrave që po qarkullojnë rreth merkatos së Real Madridit, ai i Enzo Fernandez po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje. Sipas raportimeve nga Spanja, mesfushori argjentinas është një nga lojtarët që po punon më fort për të realizuar një transferim te klubi madrilen.
Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se Enzo e sheh Real Madridin si destinacionin ideal për të ardhmen e tij dhe dëshiron të jetë pjesë e projektit të ri sportiv të “Los Blancos”. Megjithatë, deri më tani nuk ka negociata konkrete mes palëve, ndërsa situata në klub është ndikuar edhe nga zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen më 7 qershor.
Përveç Enzo Fernandez, në orbitën e Real Madridit janë përfshirë edhe emra të tjerë të njohur si Rodri, Bernardo Silva, Vitinha, Joao Neves dhe Josko Gvardiol. Megjithatë, raporti thekson se argjentinasi është ndër futbollistët që po shfaq interesin më të madh për të veshur fanellën e bardhë.
Pas përfundimit të procesit zgjedhor, drejtuesit e Real Madridit pritet të vendosin për objektivat kryesorë të merkatos, ndërsa Enzo Fernandez mbetet një nga emrat që mund të ndezë verën në “Santiago Bernabeu”.
Top Channel