Sassuolo blen kartonin e Muriç, por e ardhmja e portierit dardan është larg Reggio Emilias
Klubi francez LOSC Lille ka zyrtarizuar emërimin e Davide Ancelotti si trajner të ekipit të parë. 36-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare me skuadrën e Ligue 1.
Djali i trajnerit të njohur Carlo Ancelotti, aktualisht drejtues i kombëtares së Brazil, merr kështu drejtimin e dytë në karrierën e tij si trajner kryesor, pas një eksperience pesë-mujore te Botafogo vitin e kaluar.
Në njoftimin zyrtar, Lille vlerësoi përvojën e Ancelottit, i cili ka punuar me disa nga klubet dhe kombëtaret më të mëdha në botë.
Davide Ancelotti e nisi karrierën në trajning në vitin 2016 dhe ka qenë pjesë e stafit të babait të tij te skuadra si Napoli, Bayern Munich, Everton dhe Real Madrid.
Ai vazhdon gjithashtu të jetë ndihmëstrajner i përfaqësueses së Brazilit, ku iu bashkua stafit teknik të Carlo Ancelottit në vitin 2025.
Top Channel