Vijojnë ndeshjet miqësore në kuadër të përgatitjeve për Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës që nis pas 10 ditësh. Një prej këtyre sfidave ishte edhe derbi skandinav mes Norvegjisë dhe Suedisë e fituar nga skuadra e Solbakken me rezultatin 3-1 edhe pse në fushën e lojës nuk ishin dy yjet e saj, Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Ishte një ndeshje që Norvegjia e dominoi duke treguar se ajo nuk ështe vetëm Haaland dhe Odegaard dhe se do të kërkojë të bëjë një paraqitje madhështore në Kupën e Botës. Sfida nisi perfekte për Norvegjinë që arriti të gjejë golin e avantazhit që në minutën e 8 me Strand Larsen duke marrë avantazhin në 1-0.

Kaluan vetëm 10 minuta dhe skuadra norvegjeze arriti t’ i japë një tjetër goditje suedisë teksa në minutën e 18 shënoi me Antonio Nusa duke e çuar rezultatin në 2-0. Pak para fundit të pjesës së parë,  pikërisht në minutën e 37, të besuarit e Solbakken mbyllën praktikisht llogaritë e ndeshjes teksa shënuan edhe golin e tretë me Strand Lardsen që në këtë mënyrë realizoi një dygolësh personal për të çuar shifrat në 3-0. Suedia shënoi golin e nderit në minutën e 76 me Aleksander Isak, një gol që shërbeu vetëm për statistikë dhe kështu Norvegjia fitoi derbin skandinav me rezultatin 3-1.

Top Channel