“Gëzuar ditëlindjen, Myrto Uzuni!”/ Kombëtarja e nisi grumbullimin me festë (VIDEO)
01/06/2026 11:10
Kombëtarja shqiptare e ka nisur praktikisht grumbullimin e saj dhe e ka bërë duke festuar. Protagonisti ishte pikërisht Myrto Uzuni i cili festoi ditëlindjen e tij.
Teksa sulmuesi ishte në një darkë grupi me pjesën tjetër të futbollistëve kuqezinj, Elseid Hysaj vendosi ta surprizojë teksa u shfaq me një copë torte me qiri që ta fikte beratasi ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës e uroi me këngën tradicionale të ditëlindjes. Më pas Uzuni mbajti edhe një fjalim të shkurtër
‘Jam shumë i lumtur që e festoj ditëlindjen time me ju këtu, është kënaqësi të jem këtu. I uroj mirëseardhjen stafit të ri në Kombëtare’-tha sulmuesi i Kombëtares shqiptare.
Shiko këtu videon e urimit
Top Channel