Lajmi po qarkullonte prej kohësh, por tani vjen konfirmimi zyrtar; Irani do të marrë pjesë në Botërorin e 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë, por pa yllin e tij Sardar Azmun i akuzuar si ‘tradhtar’. Në fakt ish futbollisti i Romës ishte përjashtuar më herët nga kombëtarja pasi kishte postuar në rrjetet sociale një foto me guvernatorin e Dubait, Mohamed bin Rashid Al Maktoum gjatë periudhës së konfliktit të shpërthyer në muajt e fundit.

Përpjekja e tifozëve për t’i ndryshuar mendjen Federatës Iraniane të Futbollit nuk mjaftoi, Irani do të luajë pa futbollistin simbol për motive që shkojnë përtej futbollit.

Foto e publikuar nga Azmoun u konsiderua një tradhti e vërtetë dhe ishte pika që theu vazon duke qenë se edhe në vitin 2022, futbollisti ishte vënë në shënjestrën e regjimit pasi u shpreh në favor të protestave që shpërthyen pas vrasjes së Mahsa Amini. 

‘Në rastin më të keq do të përjashtohem nga kombëtarja-kishte shkruar ai-nuk ka problem, do ta sakrifikoja për të mirën e grave iraniane. Kjo story nuk do të fshihet’.

Zyrtarisht, mospërfshirja në skuadër e Azmoun nga trajneri Amir Ghalenoei nuk fliste në mënyrë specifike për këto fakte, përkundrazi ai nuk e përmend fare futbollistin. Por shenjat nuk duken se lënë hapësia për interpretime të tjera duke qenë se ai është shënuesi  më i mirë i kombëtares iraniane dhe sigurisht edhe futbollisti më me peshë.

Në bazë të motiveve janë pikërisht fotot e publikuara që më pas u fshinë në mesin e muajit mars në Instagram nga vetë Azmoun teksa ishte në shoqërinë e Mohammed bin Rashid Al Maktoum dhe Mohammed bin Zayed Al Nahyan, respektivisht kryeministri dhe presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vend që konsiderohet armik nga Teherani dhe aleat i SHBA. Në javët e kaluara, komentatori sportiv iranian Mohammad Misaghi e përkufizoi publikimin e fotove si një akt tradhtie. ‘Është për të ardhur keq që nuk ke një gjykim të shëndoshë për të kuptuar çfarë lloj sjelljeje është e përshtatshme në një moment të caktuar. Bëhet fjalë për një sjellje fëminore’-pohoi komentatori i njohur në televizionin iranian duke iu drejtuar futbollistit që tani është në radhët e Shabab Al-Ahli në Dubai.

Top Channel