Te Kombëtarja shqiptare nis epoka Rolando Maran teksa gjatë kësaj jave do të luhen dy ndeshje miqësore; me Izraelin dhe Luksemburgun të cilat do të luhen në Tiranë.

Myrto Uzuni, që festoi edhe ditëlindjen e tij, foli në një konferencë për shtyp në prag të këtyre dy ndeshjeve sigurisht duke u përqendruar më shumë te ndryshimet në stafin teknik të Kombëtares

‘Faleminderit për urimin, kur stafi është i ri ashtu do të jetë edhe sistemi. Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv dhe siç ka ndodhur ku ka trajnuar edhe më parë, sulmuesit e vet kanë shënuar shumë gola. Normale gjithsecili dëshiron të tregojë veten, të gjithë lojtarët kanë kualitet, të gjithë mund të luajnë titullarë në ekipin Kombëtar, për shkak se janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë-tha Uzuni

Më pas futbollisti beratas i rezervoi dy fjalë edhe ish trajnerit Sylvinho duke e vlerësuar për punën e tij  për të bërë më pas të ditur objektivat e skuadrës sonë kombëtare

‘Në radhë të parë i uroj shumë suksese trajnerit Silvinjo, kemi bërë sukses me atë trajner. Nëse flasim për trajnerin e ri sulmuesit e tij kanë shumë gola në skuadrat e tjera dhe shpresoj të ndodh e njëjtja gjë edhe këtu tek ne. Kur luan për ekipin Kombëtar normalisht ke qëllime se luan për kombin dhe ne duam që të dalim të parë në Ligën e Kombeve dhe të kualifikohemi për Europianin, këto janë qëllimet që na shtyjnë ne përpara. Në qoftë se një lojtar nuk ka urinë ose dëshirën për të luajtur në Europian apo për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin Kombëtar’-tha Myrto Uzuni.

Top Channel