Irani, Azmoun mbetet jashtë Boterorit, u la jashtë skuadre për…një foto të postuar në rrjetet sociale
Vijon procesi i rinovimeve te Vllaznia pas përfundimit të sezonit. Në fillim ishte trajnri Edi Martini dhe Drejtori Sportiv për të cilët u njoftua zgjatja e bashkëpunimit. Tani klubi shkodran bën të ditur nënshkrimin e kontratave të reja me dy futbollistë dhe bëhet fjalë për Sherif Kallakun dhe Lirim Kastratit.
Mesfushori Kallaku ka rinovuar me Vllazninë edhe për një sezon tjetër, deri në qershor të 2027. Sherif Kallaku u bashkua me Vllazninë sezonin e kaluar dhe ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës shkodrane në këtë sezon me 5 gola të shënuar dhe 5 asiste në 38 ndeshje në kampionat.
Një tjetër futbollist që ka zgjatur kontratën me Vllazninë është Lirim Kastrati, edhe ky si Kallaku ka nënshkruar me deri në vitin 2027. Në komunikatën e saj Vllaznia përveçse njoftoi rinovimin e kontratës me Kastratin, i uroi edhe një kthim sa më të shpejtë në fushën e lojës me futbollistin që është në proces rikuperimi nga një dëmtim i rëndë në gju të pësuar në muajin mars.
Top Channel