Salsano dhe Lori dhuruan shumë energji dhe buzëqeshje në një quickstep.

Komentet e jurisë ishin pozitive ku veçojmë komentin e kryetarit, Kleidit, i cili e cilësoi si kërcimin që e shijoi më shumë mbrëmjen e sotme.

Çifti u vlerësua me 36 pikë, me nga 9 pikë secili anëtar jurie.

Kleidi: Statura të ndihmon, kishte energji, koreografia ishte e pastër me shumë elementë. Është numri i parë që po shijoj në këtë mbrëmje.

Dalina theksoi shpirtin luftarak të Salsanos.

“Kur më ofruan për të ardhur besoja se nga java e tretë e katërt do ikja, por futja në garë më jep kurajo dhe vendosa të luftoj’, u shpreh Salsano ndërsa në fund e mbylli me deklaratën “Unë e kam fituar Dancin tim”.

Pas 12 javëve intensive, tashmë në gjysmëfinale janë gjashtë çifte, të cilët do të performojnë nga dy kërcime të zhanreve të ndryshme. Këtë mbrëmje do të ketë eliminim të dyfishtë, ku dy çifte do të largohen duke humbur edhe mundësinë për të marrë çmimin e madh.

Për të qenë pjesë e finales së madhe të Dancing With The Stars garojnë Megi dhe Jurgen, Elhaida dhe Lediani, Isli dhe Ledia, Sara dhe Luixhino, Arditi dhe Jora, Salsano dhe Lori.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA