Pas konsultave me një panel ekspertësh nga e gjithë bota, “Forbes” nxori listën e 8 plazheve më të mira të verës për vitin 2018, e i pari i padiskutueshëm konsiderohet i ashtuquajturi “plazhi rozë” në Flores të Indonezisë.

Emrin nuk e ka marrë më kot. Ngjyrën e mrekullueshme, kësaj zone ia japin miliona fragmente koralesh të vogla të kuqe, të përziera me rërën e bardhë.

Peizazhi idilik është një prej vetëm 7 plazheve rozë të planetit, e famën e fituar prej rërës së rrallë ia shtojnë edhe ujërat e kristaltë.

I dyti renditet ishulli Pass në Filipine. I gjithë vendi njihet për plazhet e tij, por Passi të lë vërtet pa frymë. Ai konsiderohet “mishërimi i parajsës” dhe nuk ka mizeri njerëzish, ndaj kush shkon mund të shijojë një qetësi absolute.

Kalifornia arriti të bëhet pjesë e listës me plazhin e San Onofres, më i miri sipas “Forbes” për të kaluar të gjithë ditën. Ka çdo gjë që nevojitet, duke nisur nga dushet, vendet e barbekjusë dhe për të apasionuarit nuk mungojnë as dallgët me famë botërore.

Një plazh në Kamerun, Seme ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e ekspertëve me rërën e vet vullkanike dhe pemët e kokosit.

Me ujërat e tij të kaltra nuk mbeti pas as “Paje” në Zanzibar, apo “Cayes” në Belize. I shtati është ishulli Phi Phi i Tajlandës, e renditjen e përmbyll Kendrosi në Greqi, një gji i bukur i rrethuar nga kodra që të kujton shumë, në fakt, Jugun tonë.

FOTO GALERI
7/8
2. Pass Island, Coron, Philippines

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA