E hënë, 12 Nëntor 2018
15:31
Rivetohet Edmond Islamaj. Paraqiten pretendime për pasurinë e gjyqtarit

Këmbëngulja për riçelje të hetimit administrativ i Komisionerit Publik që përfaqëson interesat e qytetarëve në procecin e vetting-ut, kanë vënë në pikëpyetje fatin dhe karrierën e gjyqtarit të lartë, Edmond Islamaj.

15:20
“Të gjitha pagat të taksohen”

Në një kohë që deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë kërkuan rritje të kufirit të poshtëm të pagës bruto të patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj, qeveria po lëviz në kahun e kundërt.

15:13
PD: Unaza, fituesit e paracaktuar

Banorët e Astirit, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, e zhvendosën protestën e tyre para Bashkisë së Tiranës.

15:08
Rruga Orikum-Dukat, shpallet fituesi i koncensionit: 70 mln euro për 14 km

Ministria e infrastrukturës shpalli fituesin edhe për rrugën e katërt të madhe që do të ndërtohet me koncesion: aksin nga Orikumi në Dukat.

15:05
Lleshi, Metës: Më çdekreto!

Gjeneral Sandër Lleshi i është drejtuar me shkrim Presidentit të Republikës, duke e njoftuar atë se heq dorë nga përfitimet e vendimit të Gjykatës Administrative, e cila i kishte dhënë atij të drejtën të rikthehej në Forcat e Armatosura si ushtarak aktiv, status të cilin Sandër Lleshi i thotë kreut të Shtetit se ai nuk e gëzon.

14:44
“Babale”, nuk ndryshojnë masat e sigurisë për të pandehurit

Gjykata e Tiranës la të pandryshuara masat e sigurisë për të pandehurit e dosjes së pagëzuar si “Babalja”.

14:36
Vendoset busti i Papa Gjon Palit II në sheshin pranë stadiumit “Arena Kombëtare”

Busti i Papa Gjon Palit do të qëndrojë nga sot në sheshin pas Pallatit të Kongreseve.

14:16
Baroni i Zi – Episodi 2

Teksa mbahen zgjedhjet, Rikuert zbulon strategjinë e re të Logierit. Ai dërgon këshilltarin Dorendë të ndihmojë një kandidat të partisë së gjelbër për të penguar kandidatin e ekstremit të djathtë.

13:51
Panucci: Drejtoj një skuadër “memece”. Dua më shumë komunikim ndaj Skocisë

Christian Panucci nuk është aspak i kënaqur me përfaqësuesen shqiptare në ndeshjet e zhvilluara deri më tani për Ligën e Kombeve, turne në të cilin kuqezinjtë renditen në vendin e fundit në grup, me 3 pikë, po aq sa Skocia, e cila vjen këtë fundjavë për të zhvilluar ndeshjen e parafundit në këtë fazë grupesh në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

13:48
Shtyhet seanca për Edmond Islamajn

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu seancën e gjyqtarit të lartë Edmond Islamaj.

13:38
PD, Zhupa: Ja skema korruptive tek “Unaza e Re”

“Edi Rama dhe Erion Veliaj heshtin për protestën e mbi 2 mijë banorëve, sepse ata kanë vënë në jetë një skemë korruptive me vlerë 40 milionë Euro për më pak se 3 kilometra tek Unaza e Re”.

13:35
Botërori i shahut në Londër, duel dramatik mes Carlsen-Caruana

Raundi i dytë i kampionatit botëror të shahut për vitin 2018, që po zhvillohet në Londër mes kampionit të trefishtë në fuqi, Magnus Carlsen, dhe amerikanit Fabiano Caruana, përfundoi në barazim.

13:23
Lleshi ka një kërkesë për Metën

Kryeministri Edi Rama publikoi në profilin e tij në Twitter kërkesën e zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi për Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

13:20
Thaçi takon Putinin në Paris: Rusia mbështet marrëveshjen paqësore Kosovë-Serbi

Gjatë qëndrimit në Paris, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, e siç tregoi vet në rrjetin social Twitter, tema kryesore e bisedës ka qenë dialogu Kosovë-Serbi.

13:10
Marok, protesta masive kundër orës verore

Në Marok e mendojnë ndryshe nga disa vende të tjera ndërrimin e orës. Me mijëra nxënës protestuan për të tretën ditë rresht, kundër vendimit të qeverisë për të mbajtur orën verore edhe në këtë kohë të vitit.

13:08
Micotaqis, i pakënaqur nga deklaratat e Tiranës zyrtare për Kacifan

Kreu i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis e cilësoi vrasje, vdekjen e Konstantinos Kacifas dhe theksoi se veprimet e deklaratat që vendosin në rrezik marrëdhëniet Greqi-Shqipëri duhet të shmangen në të ardhmen.

13:00
Qipro, një tjetër hap drejt paqes. Hapen dy pikëkalime kufitare

Zyrtarët qipriotë kanë hapur dy pikëkalime të reja kufitare gjatë kësaj të hëne, për herë të parë në 8 vite, në atë që duket si përpjekja e fundit për paqe mes dy palëve të ndara, pas dështimit të bisedimeve të mbështetura nga Kombet e Bashkuara vitin e kaluar.

12:51
“Lleshi”, Rama i përgjigjet Metës

Presidenti Ilir Meta bëri publike listën me 14 pyetje që i ka drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes për çështjen e dekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

12:48
Burg për vrasësin e kreut të Njësisë Administrative Kotë

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Admir Delajn, personin që vrau kreun e Njësisë Administrative Kotë, Fatmir Hodaj.

12:44
Gangsterët shqiptarë që shesin kokainë të lirë në Londër, tregojnë jetesën luksoze (FOTO)

Anëtarët e një bandë shqiptare që mendohet se shet drogë të lirë në Londër, tregojnë jetesën e tyre luksoze në internet dhe thonë se janë gati për luftë, shkruan Daily Star.

12:40
Buxheti i mbrojtjes. Qeveria e prezanton në bazën e NATO-s në Kuçovë

Qeveria ka zgjedhur bazën ajrore të Kuçovës për të prezantuar buxhetin e mbrojtjes për vitin 2019.

12:30
Zbulohet arsyeja e “refuzimit”. Panucci: Loret Sadiku, në planet tona

Gjatë konferencës së tij për shtyp, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci është ndalur edhe te çështja e refuzimit të Loret Sadikut për t’u grumbulluar me kuqezinjtë.

12:28
Sërish vetting për Islamajn. Gjykatësi i lartë ishte konfirmuar në shkallën e parë

Gjyqtari i lartë Edmond Islamaj doli përpara vetting-ut 5 muaj pasi u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë, sipas një apelimi të depozituar nga komisioneri publik, i cili përfaqëson interesat e publikut në procesin e vetting-ut.

12:16
Protesta për “Unazën e Re”, banorët shkojnë në bashki

Pronarët e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re e çuan protestën e tyre nga rruga ku dilnin përditë duke e bllokuat atë, pranë Bashkisë së Tiranës.

11:57
“ATP Tour Finals”, Nishikori mund Roger Federer

Roger Federer nuk e nis aspak mirë rrugëtimin drejt titullit të tij të 100 në karrierë. Ish-numri 1 i botës humbi ndeshjen e tij të parë në grup, në “ATP Tour Finals” në Londër, një turne ky që mbledh 8 tenistët më të mirë të botës.

11:55
Rusia, veriu i Kosovës dhe serbët e Kosovës: Cilat janë lidhjet?

Shtetësia e Kosovës dhe çështjet ekonomike e sociale, janë ndikuar nga konflikti i ngrirë në very, statusi i pavendosur dhe sovraniteti i kundërshtuar dhe marrëdhëniet e paqarta me Shqipërinë. Pavarësisht retorikës zyrtare për demokracinë multietnike, shqiptarët e Kosovës dhe serbët, po jetojnë të ndarë në linja etnike, shkruan Daniel Heler, në një koment për European Western Balkans.

11:52
Meta: Një gjeneral nuk mund të jetë ministër i Brendshëm

“Emërimi i Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm paraqet një problematikë themelore kushtetuese. Kjo sepse ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti apo veprimtari politike, ndërkohë që një ushtarak i shërbimit aktiv nuk mund të kandidojë dhe as të zgjidhet ministër apo deputet pa hequr dorë më parë nga detyra”.

11:49
Kapet kokainë në Lushnje. Arrestohet 24-vjeçari me drogë në makinë

Policia e Lushnjes dhe FNSH kanë kryer disa kontrolle në lokalet e qytetit, akse rrugore dhe mjedise te ndryshme, gjatë të cilave u kap një shpërndarës i drogave të forta.

11:30
Përfitimet që keni nga rrushi

Frutat në stinën e vjeshtës janë të shumëllojshme. Një ndër to është edhe rrushi i cili ka efekte në neutralizimin e celulitit, rrudhave dhe kolesterolit.

11:25
Hoxhaj: Nëse s’ka liberalizim vizash, kushtëzojmë dialogun me Serbinë

“Nëse vizat nuk liberalizohen sa më parë, Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë”. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha për “Radion Europa e Lirë” se ka menduar të ndodhë një lloj politike kushtëzimi, jo një lloj tërheqjeje.

11:24
Soreca: Të vijojë lufta kundër krimit, korrupsionit dhe zbatimi i reformës në drejtësi

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, thotë se është thelbësore për Shqipërinë që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin e të mos humbasë kohë.

11:18
Afganistan, disa të vdekur pas shpërthimit të fuqishëm pranë shkollës së mesme

Viktima të shumtë dyshohen pas një shpërthimi të fuqishëm që tronditi Kabulin këtë të hënë, shumë pranë një turme prej dhjetëra vetësh që po protestonin pikërisht kundër sulmeve të talebanëve ndaj grupit minoritar të etnisë Hazara.

11:15
Vettingu, gjyqtari i lartë Edmond Islamaj del para KPA-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka programuar këtë të hënë zhvillimin e seancës dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, i cili është edhe vet i pranishëm.

11:11
Rama: Shqiponja u shkul nga flamuri dhe u ngul në hyrje të Tiranës

Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe një herë në Twitter çështjes së shqiponjës së hequr nga hyrja e Tiranës.

11:03
Kaçe e Grezda regjistrojnë emrat mes golashënuesve të fundjavës

Ergys Kaçe dhe Eros Grezda u bënë protagonistë me skuadrat e tyre respektive, Panathinaikos dhe Glasgow Rangers, në kampionatin grek dhe atë skocez.

11:02
Lewis Hamilton mëson sambën (Foto)

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Brazilit duke i dhuruar Mercedesit edhe titullin kampion për Konstruktorë në Formulën 1.

10:50
Operacioni sekret izraelit shkoi keq, detyroi Netanyahun të linte Parisin

Një përplasje e papritur që mbi nga hiçi, gjatë një operacioni të forcave speciale izraelite në Rripin e Gazës, ku mbetën të vdekur 8 persona, kërcënoi ditën e diel të pengonte përpjekjet për të rikthyer qetësinë në enklavën palestineze pas muajsh të tërë trazirash.

10:45
16 derbit më të “nxehtë” në planet (Foto)

Mbrëmjen e së dielës u luajt ajo që është quajtur Superklasikja e Shekullit, mes Boca Juniors dhe River Plate.

10:33
Atmosfera e shkatërruar në bazë, ikën edhe Seehofer nga CSU-ja

Horst seehofer, aleati i Angela Merkelit që u shndërrua në njërën prej arsyeve kryesore të lëkundjes së pozitave të saj, i është nënshtruar edhe vet së fundi presionit brenda partisë.

10:25
Fjalimi në Forumin e paqes, Merkel: Pasoja të tmerrshme nga mungesa e komunikimit

Forumin e Paqes në Paris, Kancelarja Angela Merkel e përdori për të përcjellë një paralajmërim mbi rreziqet që shkaktojnë mënyrat e ngurta të të menduarit.

10:06
Tregtarët e klikimeve në fokusin e BBC. Kosovarët zbulojnë arsyen, përse përhapin lajme të rreme

Epoka e digjitalizimit ka sjellë shumë risi inovative në të mirë të njerëzimit, por gjithashtu edhe një problem tejet madhor, siç është disinformimi. Pikërisht për këtë, një ekip i BBC-së është përpjekur të hulumtojë, në kërkim të gjetjes së një informacioni të besueshëm e të bazuar në vazhdën e nevojës për të luftuar të ashtuquajturën “fake news”.

09:13
Zjarret në Kaliforni, 31 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Numri i viktimave nga zjarret e tërbuara në Kaliforni ka arritur tashmë në 31, duke tejkaluar kështu rastin me më shumë vdekje të regjistruara në historinë e këtij shteti, teksa ekipet e kërkimit gjetën edhe 6 trupa të tjerë në përpjekjet e tyre të ethshme mes rrënojave.

08:57
NBA, fitojnë Rockets, Bucks dhe Lakers

James Harden realizoi 8 gjuajtje nga distanca e 3 pikëve për të regjistruar kështu rekordin e këtij fillimsezoni prej 40 pikësh, teksa Houston Rockets fitoi ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 115-103 ndaj Indiana Pacers.

08:34
Lëkundje sizmike në detin Jon, pranë ishujve grekë

Lëkundjet e tërmetit në detin Jon nuk kanë të ndalur. I fundit i regjistruar në sistemin e Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare është ai i orës 7:50 të mëngjesit të kësaj të hëne, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter.

08:25
Jemen, 149 të vrarë në 24 orë. Rebelët synuan portin drejt detit të Kuq

Të paktën 149 persona, mes të cilëve edhe civilë, janë vrarë në 24 orët e fundit të përplasjeve mes forcave besnike të qeverisë dhe rebelëve në qytetin jemenas të Hodeidas, sipas asaj që informojnë burime mjekësore dhe ushtarake gjatë kësaj të hëne.

E diel, 11 Nëntor 2018
22:55
Mandzukic dhe Ronaldo mposhtin Milanin; Higuain humbet penalltinë dhe merr të kuq

Juventusi “bën ligjin” në kampionatin italian, teksa viktima e radhës është Milani që u dorëzua dhe humbi me rezultatin 0-2, ndërsa Cristiano Ronaldo theu tabunë “San Siro”, duke shënuar për herë të parë në mitikun e Milanos, që bëhet njëkohësisht stadiumi i 86, ku portugezi ka shënuar gol.

21:58
Superklasikja e Shekullit, spektakël dhe gola në finalen e parë

Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja e parë finale e Kupës Libertadores mes Boca Juniors dhe River Plate.

21:48
Grezda, dygolësh me Rangers

Eros Grezda e ka nisur nga minuta e parë sfidën që skuadra e tij Rangers luajti ndaj Motherëell në kampionatin skocez dhe besimin e trajnerit Steven Gerrard e shpërbleu më së miri.

21:35
City fiton derbin e Mançesterit. Pep i mbyll gojën Mourinhos

Manchester City bëri ligjin në derbin ndaj Manchester United dhe mori një fitore 3-1 përballë rivalëve të qytetit.

21:19
Ushtria evropiane, Putin mbështet idenë e Macron

Ideja e Presidentit francez, Emmanuel Macron për një ushtri evropiane, ka sens dhe është pjesë e një procesi pozitiv.

20:50
Melania Trump dhe Brigitte Macron, sfidë stilesh në Elize

Melania Trump dhe Brigitte Macron ecën krah për krah përsa i takon stilit në Paris, me të dyja që u shfaqën në formë të shkëlqyer në ceremonitë e zhvilluara në 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

20:30
F1, Hamilton fiton garën në Brazil; Mercedesi, titullin e Konstruktorëve

Lewis Hamilton triumfoi në Çmimin e Madh të Brazilit, duke regjistruar fitoren e 10 në një sezon ku e ka siguruar tashmë titullin kampion për pilotë.

20:10
Milan-Juve, publikohen formacionet zyrtare. Bonucci në stol!

Luhet në “San Siro” kryendeshja e javës së 12 të Serisë A: Milan-Juve.

19:47
Plazh në nëntor

Një pranverë e vërtetë në prag të dimrit. Edhe kjo e dielë nëntori ka ofruar temperatura të larta në bregdet, duke u kthyer në një ftesë të hapur për të shfrytëzuar orët plot diell e jod buzë Detit Adriatik.

19:34
Zbulohet fatura e 5 koncesioneve

Kontratat koncesionare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 153.8 miliardë lekë ose mbi 1.2 miliardë euro duke përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

19:09
Partizani dhe Skënderbeu nuk gabojnë

Partizani dhe Skënderbeu nuk gabuan në ndeshjet e tyre të kësaj javë në Kategorinë Superiore.

19:01
“Alibaba” vendos rekord shitjesh në Ditën e Beqarëve

Gjigandi i tregtisë “online”, “Alibaba”, ka vendosur një rekord të ri shitjesh të dielën, për ditën më të madhe të shitjeve të tij, atë të beqarëve.

18:41
Seria A, Roma kthehet te fitorja

Roma u kthye te fitorja në Serinë A.

18:19
Basha paralajmëron: Nesër, skema e hajdutërisë te Unaza e Re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar se nesër do të zbulojë me fakte dhe dokumenta “skemën e hajdutërisë te Unaza e Re”.

18:13
E bujshme! Betis i shënon 4 gola Barçës në “Camp Nou”

Betis ka fituar 3-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i shkaktuar humbjen e dytë në kampionat katalanasve.

17:47
Thaçi dhe Vuçiç, takime të rëndësishme në Paris

Në një postim në Twitter, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka takuar të shtunën në mbrëmje në Paris Presidentin amerikan, Donald Trump.

17:27
Meta pritet në Elize nga Presidenti francez, Macron

Presidenti Ilir Meta është pritur sot nga homologu i tij francez, Emmanuel Macron, në Pallatin Elize.

17:07
Kjo vajzë ju jep 80 mijë euro në vit që të jeni i dashuri i saj. Çfarë po prisni? (Foto)

Fituesja më e re e lotarisë “EuroMillions”, në Britaninë e Madhe, Jane Park, është e gatshme të paguajë një mashkull rreth 80 000 euro në vit, vetëm që ai të jetë i dashuri i saj.

16:54
Shaqiri shënon në fitoren e Liverpulit

Liverpuli është ngjitur përkohësisht në krye të Premier League falë fitores 2-0 ndaj Fulham.

16:16
Bardheblutë, zi e më zi

Tirana zhytet në krizë dhe duket e paaftë që të reagojë.

15:59
Rama: Shqiponja petashuqe, horror në hyrje të Tiranës

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “horror në hyrje të Tiranës” simbolin e shqiponjës që u hoq mbrëmjen e së shtunës.

15:25
“Non grata” për të paktën 5 vjet

52 grekët e shpallur “non grata” nuk do të kenë mundësi që të shkelin në Shqipëri e pakta për një periudhë 5-vjeçare, që është minimumi i parashikimeve ligjore.

15:07
Rama çon Metën në Kushtetuese

Krahas informacionit që Kryeministri Edi Rama do t’i japë Presidentit Ilir Meta të hënën për Sandër Lleshajn, socialistët kanë vendosur që në të njëjtën ditë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar që të interpretojë nëse Kreu i Shtetit ka të drejtë të mos dekretoje një ministër.

14:55
“Topi i Artë”, CR7 e Messi ngelen jashtë podiumit për herë të parë

Prej një dekade, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishin dominues në garën për “Topin e Artë”, duke e fituar trofeun më të lakmuar individual nga 5 herë secili.

14:42
Shënon Gjimshiti, pëson Berisha. Atalanta shkatërron 4-1 Interin

Atalanta frenon Interin nga seria e rezultateve pozitive në elitën e futbollit italian, Serie A.

14:29
“Shqiponja” në hyrje të Tiranës u hoq në kuadër të punimeve të unazës, përplasje Rama-Basha

Shqiponja dykrenare në hyrje të kryeqytetit nuk është më. Ajo u hoq ditën e shtunë.

14:20
Në 100-vjetorin e fundit të L.I.B., Macron: Shpresa, në vend të frikës

Udhëheqësit botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Paris, në nder të 100-vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

14:13
Ceremonitë në Paris, presidenti serb Vuçiç takon Merkelin

Në kuadër të ceremonive të shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris të Francës, Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me kërkesën e saj, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

14:08
Itali, marshim kundër qeverisë dhe pro emigrantëve në Romë

Rreth 20 mijë vetë marshuan në Romë, duke protestuar kundër racizmit dhe qëndrimit të qeverisë italiane mbi emigracionin.

13:47
Eurodeputetja qipriote që nxit urrejtjen, në Azerbajxhan është në “listën e zezë”

Eleni Theocharous, politikane qipriote, anëtare e Parlamentit Europian, u shpall “non grata” nga qeveria shqiptare një ditë më parë. Vendimi, sipas Tiranës vjen pasi Theocharous, që mori pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandinos Kacifas, lëshoi thirrje ekstremiste.

13:33
Shqiptarja që nderon Greqinë. 16-vjeçarja Elina Xhengo, atletja më e mirë europiane për tetorin

Në ka një fushë, që i vë të gjithë në paqe, ajo është fusha e sportit. E pamë këtë në Lojërat Olimpike Dimërore, me Korenë e Veriut dhe të Jugut që garuan bashkërisht nën një flamur, por po e shohim këtë edhe në aktualitetin shqiptar e atë grek, ku prej ditësh çështja “Kacifa” ka sjellë përplasje të shumta mes Tiranës dhe Athinës.

13:27
Të pasurit e futbollit luajnë sipas rregullave të veta

Wikileaks hodhi dritë mbi standardet e ndryshme që përdoret SHBA në politikën e saj të jashtme. Panama Papers zbuloi rrjetin e bankave “offshore”, parajsat fiskale dhe boshllëqet ligjore që u japin mundësinë të pasurve, dinastive politike në shtete autoritare dhe krimit të organizuar (të tre kanë shumë para nëpër duar) që të fshehin kapitalet. Por Football Leaks, një faqe interneti me një thesar kontaktesh, dokumentesh sekretë dhe serverësh të sigurt, mund të tregojë për shkeljet që bëhen në ekonominë botërore dhe për rendin ndërkombëtar që sa vjen e shkërmoqet.

13:12
PD, Salianji kërkon burgosjen e Dakos për krim elektoral

Nga selia e Partisë Demokratike kanë vijuar edhe këtë të dielë deklaratat që kanë në shënjestër kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

12:58
Tiranë, pastrimi i Parkut të Liqenit, tashmë me mjete moderne e ekologjike

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi nga Parku i Liqenit se, pastrimi i kësaj zone do të bëhet me mjete të teknologjisë së avancuar, automatike, e mbi të gjitha ekologjike “Euro6”, pra që nuk e ndotin mjedisin.

12:44
Arrestimi i “profesorit” trafikant, Balla-Bashës: Largoje nga strukturat e PD-së

Një ditë pas arrestimit të doktorit të shkencave ekonomike, Dritan Shoraj, i njohur si lektor i lëndës së Menaxhimit të Bizneseve dhe Koorporatave në auditorët e Fakultetit Ekonomik dhe Universitetin e Durrësit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka zgjedhur rrjetin social Facebook për t’i dhënë një mesazh kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

12:28
Australi, arrestohet një grua për luleshtrydhet me…gjilpëra

Një grua është arrestuar në Queensland, në lidhje me skandalin e gjilpërave në luleshtrydhe, që tmerroi Australinë dhe Zelandën e Re. Policia tha se 50-vjeçarja u arrestua të dielën, pas një hetimi të gjatë dhe të vështirë.

12:17
Negociatat e anëtarësimit në BE, “screening” për kapitullin e drejtësisë, luftës ndaj krimit e trafiqeve

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka ftuar subjektet e interesuara për të paraqitur komentet e tyre, mbi projektvendimin e Qeverisë për krijimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

12:04
Takimi “Kadri Roshi”, trupat teatrore mblidhen në Gjirokastër

Takimi i teatrove “Kadri Roshi” në Gjirokastër u hap nga trupa e teatrit “Kujtim Spahivogli” të Tiranës, me shfaqjen “Shërbëtorët”.

11:51
Vrasja e vajzave! Nënat e reja detyrohen të abortojnë, pasi fëmija duhet djalë

Djalë apo vajzë? Shqiptarët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të jenë në kërkim të djalit. Djali do të thotë fitore, vajza humbje.

11:28
Rreziku nga përmbytjet. Mospastrimi i kanaleve në Cërrik e kthen zonën në moçal

Banorët e Njësisë Administative Shalës, në Cërrik, prej disa vitesh përmbyten nga përroi i Garunjës, i cili përshkon tokat e tyre bujqësore në një gjatësi prej 9.3 km.

11:22
Durrës, digjen dy mjete gjatë natës. Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Dy automjete u dogjën natën e kaluar në qytetin bregdetar të Durrësit. Mjetet ishin parkuar në rrugën “Mujo Ulqinaku”, pranë kryqëzimit rrugor të stadiumit “Niko Dovana”.

11:18
Rritet numri i diabetikëve. Lushnje, analizat në qendër të qytetit

Në Lushnje ka nisur fushata sensibilizuese për diabetin. Mjekë dhe infermierë kanë ngritur një çadër në qendër të qytetit, e kanë nisur depistimin e popullatës.

11:13
“Takohemi për një libër”…në Gjirokastër. Kumbaro: Emancipimi, emergjencë kombëtare

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i lëvizjes kombëtare për lexim, që këtë vit ka në qendër të saj fëmijët. Një numër librash për fëmijë është dhuruar në Gjirokastër nga Ministria e Kulturës, në kuadër të fushatës “Takohemi për një libër”.

11:04
F1, Hamilton rrëmben mes polemikash “pole position”-in në Brazil

Lewis Hamilton triumfoi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Brazilit, që shënon edhe garën e parafundit në Botërorin e Formulës 1.

10:55
Në Angli, fokusi te derbi i Manchesterit. Ripërsëritet dueli Guardiola-Mourinho

E diela e sotme është tejet e pasur sa i përket futbollit. Edhe pse në Shqipëri, fokusin kryesor do ta ketë supersfida e “San Siro”-s mes Milanit dhe Juventusit, dy skuadra me tifozeri të zjarrta mes shqiptarëve, në ishullin britanik luhet gjithashtu një supersfidë, e bëhet fjalë as më pak e as më shumë, por derbin e Manchesterit.

10:41
Italia “mban frymën”, në mbrëmje luhet supersfida Milan-Juventus

Mbrëmjen e kësaj të diele, në “San Siro” të Milanos do të zbresin dy prej skuadrave me më shumë trofe në gadishullin e Apenineve, në një ndeshje të mbushur me emocione e që pritet të dhurojë spektakël, mes Milanit dhe Juventusit.

10:30
NBA, Golden State fiton edhe pa Curryn. Lakers mposhtin Kings

Kevin Durant shënoi 28 pikë ndërsa “i panjohuri” Quinn Cook shtoi edhe 27 të tjera, teksa kampionët në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors mposhtën – edhe në mungesë të Stephen Curryt, – rivalët e radhës Brooklyn Nets me rezultatin 116-100.

10:07
100 vite nga armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Udhëheqës botërorë të mbledhur në Paris do të kryesojnë ceremonitë përkujtimore të kësaj të diele, që shënojnë 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, në një kohë kur nacionalizmi sa vjen e rritet dhe shoqëria globale është përfshirë nga tensione diplomatike.

09:47
Moti i keq, Trump anulon vizitën në nder të amerikanëve të vrarë gjatë L. I. B.

Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një vizitë të planifikuar në varrezat e amerikanëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore, me Shtëpinë e Bardhë që citonte motin e keq si shkak të lënies në tokë të helikopterit të tij, në argumentimin e anulimit.

09:28
Ukrainë, zgjedhje në rajonet proruse në sfidë të hapur ndaj Perëndimit

Qendrat e votimit janë hapur në zonat e kontrolluara prej rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës gjatë kësaj të diele, me separatistët e mbështetur nga Kremlini që kërkojnë të zgjedhin udhëheqësit e tyre të rinj, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit ndaj Moskës që të mos sabotojë bisedimet për paqe.

09:04
SHBA, humbet pas 30 vitesh “kongresmeni i preferuar i Putinit”

Përfaqësuesi Dana Rohrabacher, fushatat dokishoteske të të cilit mbi politikat e jashtme e bënë atë person të padëshirueshëm (non grata) në Pakistan dhe Afganistan, e që u bë si rrallëherë një amerikan që mbronte Vladimir Putinin, ka humbur postin e tij në Dhomën e Përfaqësuesve pas 30 vitesh.

08:36
Nga Kim Kardashian, te Guillermo del Toro…kur VIP-at evakuohen prej zjarrit

Në Kaliforninë Jugore vijon lufta me zjarret e fuqishme, përfshi njërin në veri të Los Angelesit dhe një tjetër në kantonin Ventura, pranë Thousand Oaks, aty ku një veteran i Marinës qëlloi për vdekje 12 persona në një klub të muzikës “country”, gjatë së mërkurës.

08:21
Ferri i flakëve në Kaliforni, shkon në 23 numri i viktimave

Numri i viktimave të shkaktuara nga zjarret masive shkatërrimtare në Kaliforni shkoi në 23 gjatë së shtunës, teksa punonjësit e kërkim-shpëtimit zbuluan më shumë trupa të pajetë njerëzish, viktima të “ferrit të fundsezonit”.

E shtunë, 10 Nëntor 2018
23:35
Gjurmë Shqiptare: Himara përtej detit

Çfarë fsheh Himara e krijuar në Itali? Si janë ruajtur traditat nga banorët e larguar nga kjo krahinë?

23:12
Tensionet në rritje me Kosovën, Serbia tregon fuqinë ushtarake

Serbia mbajti stërvitje të mëdha ushtarake sot për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në një shfaqje të dukshme të forcës, mes tensioneve në rritje me Kosovën.