Betis ka fituar 3-4 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i shkaktuar humbjen e dytë në kampionat katalanasve.

Messi nuk i mjaftoi Barçës, edhe pse në rikthimin e tij shënoi dy gola, një prej të cilëve me penallti.

Junior, Joaquin, Lo Celso dhe Canales shënuan për miqtë, të cilët vinin nga 4 ndeshje radhazi pa fitore. Ndërsa për Barcelonën shënoi edhe Arturo Vidal.

Pavarësisht humbjes, Barcelona ruan kryesimin e kampionatit spanjoll me 24 pikë, një më shumë sesa Atletico Madrid e vendit të dytë.

Top Channel