Rama publikon videon, dokumenti që zbulon paratë që Dritan Goxhaj mori nga UÇK: Dje ‘Komandant’ me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?

23/06/2026 22:46

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ish-oficerin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili ditën e djeshme lexoi 5 kërkesat e protestuesve para Kryeministrisë.

Në videon e publikuar nga Rama, lexohet dokumenti që thekson së Dritan Goxhaj ishte në fakt oficer i paguar nga UÇK dhe jo ushtarë vullnetar.

Më tej në dokument tregohet se Goxhaj u largua nga lufta e Kosovës drejt Tiranës dhe se edhe pas largimit të tij ai mori pagesa nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për sjelljen e 4 vullnetarëve.

“Mbrëmë aty na doli një djalë që shihet si ish ushtarë UÇK-je. As ai dhe as babai i tij s’kanë qenë ushtarë të saj, por mercenarë. Dritan Goxhaj dhe Dilaver Goxhaj, babai i tij, të dy kanë qenë të paguar nga UÇK, madje një njoftim nga konamdant Plaku, një nga themeluesit e saj thotë: Në 14 prill 1999 në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan erdhën si vullnetarë për luftën, për çlirimin 4 oficera të ushtrisë shqiptare dhe konkretisht, Arqil Mandro, Ermir Begaj, Dritan Dyrmishaj dhe Agim Sallaku. I solli me makinë Dritan Goxhaj, djali i Dilaver Goxhajt, aktualisht vullnetar në luftën e Kosovës. Këta i kanë sjellë për të përgatitur ushtarët e UÇK, pra s’kanë ardhur vullnetarë, por me pagesë. Kur Dritan Goxhaj u largua për Tiranë, shokët e tij që erdhën vullnetarë i thanë: ‘Po ti nuk do të qëndrosh me ne në luftën për çlirimin e Kosovës?’, ai u përgjigj: ‘Nuk më kanë marrë erë nga koka si ima atë të vij në luftën e Kosovës’. Vullnetarët e ardhur nga perëndimi u indiniuan nga përgjigja që ai dha, por nuk patën mundësi të reagonin sepse Dritani ndezi makinën me shpejtësi dhe u largua menjëherë, shkruar nga komandant Plaku. Ndërsa më vonë në arkivat e UÇK, del që Dritani ka marrë para edhe për Arqilin edhe për Dritan Dërmishin dhe për të gjitha. Që do të thotë i ka marrë 800 e 800 për muajin maj dhe qershor. 1600 marka edhe për Afrimin edhe për Ermirin 1600, po edhe për vete 1600 për të dy muajt edhe pse është larguar nga UÇK”, thotë personi në videon e publikuar nga kryeministri Rama.

Top Channel