Pas takimit me presidentin francez, Rama zbulon projektin në tryezën e Macron: Shqipëria partner strategjik i Francës në Ballkan, një dekadë më parë do ishte e paimagjinueshme
23/06/2026 19:51
Kryeministri Edi Rama zbardh detaje nga takimi me Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Paris.
Kreu i qeverisë shqiptare zbulon se, mes të tjerash, pjesë e diskutimit ka qenë edhe Liceu Francez i Korçës, projekt, që sipas kryeministrit, tashmë është në tryezën e presidentit Macron.
“Sot edhe Rilindja e Liceut Francez të Korçës është në tryezën e Presidentit të Francës, si një ndër projektet nën kujdesin e tij, pas vizitës historike në Tiranë.
*një dekadë më parë Franca që kujdeset për Shqipërinë dhe Shqipëria që konsiderohet partner strategjik i Francës në Ballkan, do të ishte e paimagjinueshme”, shkruan Rama.
Top Channel