Roma u kthye te fitorja në Serinë A.

Verdhekuqtë mundën me rezultatin e thellë 4-1 Sampdorian në “Olimpico”, me gola të Juan Jesus, Schick dhe dy herë El Sharaaëi.

Për Sampdorian shënoi golin e vetëm të takimit Defrel.

Chievo ndali “hemorragjinë” e humbjeve, por sërish nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në sfidën e luajtur në “Bentegodi”, ndaj Bolognës, rezultat ky që i lë veronezët sërish në vendin e fundit.

Fitore mori edhe Empoli, që mposhti me rezultatin 2-1 Udinesen.

Top Channel