“Flotë UFO-sh gjigante”/ Studiuesit ukrainas raportojnë objekte të panjohura që lëviznin me shpejtësi të lartë pranë Hënës: Mund të arrijnë në Tokë për 20 minuta 04/08 20:36
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar “horror në hyrje të Tiranës” simbolin e shqiponjës që u hoq mbrëmjen e së shtunës.
Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë ka ironizuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë! Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë. Nejse, lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist”, shkruan Rama në rrjetin social.
Top Channel