Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit
Didier Deschamps mëngjesin e kësaj të marte mori një lajm shumë të hidhur nga vendlindja. Nëna e tij Ginette Deschamps ndërroi jetë me trajnerin e kombëtares franceze që nuk do të drejtojë seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Norvegjinë.
Po kështu Deschamps nuk do të jetë as në pankinë në sfidën e së premtes për ndeshjen e fundit të Grupit I me trajnerin e nënkampionëve të botës do të kthehet në Francë për funeralin.
Me një marrëveshje me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, që aktualisht është i pranishëm në grumbullimin e skuadrës, detyra e drejtimit të skuadrës iu besua zëvendësit të Deschamps, Guy Stephan.
Federata Francese e Futbollit i qëndroi menjëherë pranë trajnerit të Bluve të cilët u kthyen nga Philadelphia për në Boston pas fitores me Irakun dhe pasditen e kësaj të marte u stërvit në Bentley University.
Top Channel