Tirana zhytet në krizë dhe duket e paaftë që të reagojë.

Në Gjirokastër, në duelin e drejtpërdrejtë për t’iu larguar zonës së ftohtë, bardheblutë u përmbysën nga Luftëtari, duke bërë që në 5 ndeshje nën drejtimin e Ardian Memës të kenë një bilanc të tmerrshëm prej 3 humbjesh dhe 2 barazimesh.

Tirana kaloi në avantazh me Sentamun në pjesën e parë, por, ashtu si ndaj Teutës, edhe këtë herë bardheblutë u përmbysën në pjesën e dytë, me Luftëtarin që gjeti dy herë rrugën e rrjetës, fillimisht me Vasil Shkurtajn në fillimin e pjesës së dytë nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas sulmuesin Dunga, që 2 minuta para fundit të kohës së rregullt i dha fitoren skuadrës së Mezanit.

Kastrioti, pas shumë javësh pa marrë pikë, mposhti 3-0 Kamzën në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, duke e zhytur në një krizë të thellë skuadrën nga periferia e kryeqytetit, që është edhe pa trajner.

Top Channel