Çmenduri financiare në Botërorin 2026: Skuadrat që kushtojnë miliarda dhe “të varfrit” që vlejnë sa një lojtar (TABELAT)
Kevin Durant shënoi 28 pikë ndërsa “i panjohuri” Quinn Cook shtoi edhe 27 të tjera, teksa kampionët në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors mposhtën – edhe në mungesë të Stephen Curryt, – rivalët e radhës Brooklyn Nets me rezultatin 116-100.
Paraqitja e Quinn ishte më e mira sezonale e shfaqur ndonjëherë, teksa zuri vendin e Curryt, i cili mungoi në këtë përballje si pasojë e një dëmtimi të pësuar gjatë së enjtes, në humbjen me Milwaukee Bucks.
Warriors ishin edhe pa Draymond Green, por Durant, i cili ka luajtur plot 9 herë në një ndeshje “All Star”, tërhoqi ekipin drejt suksesit. Ai pati vetëm 13 pikë në periodën e parë, shënoi 6 pikët e fundit në të dytën, ndërkohë që Warriors e çuan në 20 pikë kryesimin në periodën e tretë.
Cook luajti 18 takime si titullar sezonin e kaluar, kur Curry ishte gjithashtu i dëmtuar, ndërkohë që këtë herë u barazua me Durantin me 19 pikë në gjysmën e parë të sfidës.
Në një tjetër sfidë, LeBron James shënoi 25 pikë, ndërsa Tyson Chandler kapi 12 topa në tabelë, teksa Los Angeles Lakers fituan 101-86 ndaj Sacramento Kings. Kalifornianët kanë tashmë një bilanc prej 6 fitoresh dhe 6 humbjesh këtë sezon, hera e parë që shënojnë një bilanc në barazi totale.
Brandon Ingram e mbylli me 12 pikë dhe 8 topa në tabelë për Lakersat, që kanë fituar 4 nga 5 përballjet e fundit. De’Aaron Fox udhëhoqi Kingsat me 21 pikë, por nuk pati përkrahjen e të tjerëve në radhët e Sacramentos.
Në përballjet e tjera, Los Angeles Clippers mposhti Milwaukee Bucks 128-126 pas kohës shtesë, ndërsa në Toronto të Kanadasë, vendasit e Raptors shkatërruan 128-112 New York Knicks.
Top Channel