Serbia mbajti stërvitje të mëdha ushtarake sot për të shënuar 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore në një shfaqje të dukshme të forcës, mes tensioneve në rritje me Kosovën.

Manovrat live me municion, të quajtura “Shekulli i Fituesve”, përfshinë 8,000 ushtarë, 100 tanke beteje dhe avionë luftarakë MiG-29 të marrë nga Rusia.

Tensionet kohët e fundit janë rritur në rajon, me Serbinë dhe Kosovën që akuzojnë njëra-tjetrën se po minojnë përpjekjet për pajtimin, pas luftës së vitit 1998-99, e cila përfundoi pas ndërhyrjes së NATO-s dhe u pasua me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

Zyrtarët serbë janë veçanërisht të shqetësuar nga planet e udhëheqjes etnike shqiptare të Kosovës, për të transformuar forcat e saj të sigurisë, në trupa të rregullta ushtarake. Serbët kanë paralajmëruar për masa të paspecifikuara për të parandaluar këtë lëvizje dhe për “të mbrojtur” minoritetin serb në Kosovë.

Mbështetur nga aleati i saj Rusia, Serbia kohët e fundit rriti “shigjetën” e saj mbi Kosovën, duke përfshirë ngritjen e gatishmërisë luftarake të trupave të saj gjatë një serie incidentesh të vogla. Ndërhyrja e ushtrisë serbe në Kosovë do të shkaktonte një përleshje të drejtpërdrejtë me paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO të vendosur atje.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë në stërvitjet ushtarake të mbajtura në pjesë të ndryshme të Serbisë, tha se vendi ballkanik do të forcojë ofensivën ushtarake me pajisje të reja, duke përfshirë helikopterë, 30 tanke beteje nga Rusia dhe dronë nga Kina.

“Ne po forcojmë në mënyrë dramatike ushtrinë tonë”, tha Vuçiçi për transmetuesin shtetëror RTS. “Askush në rajon, përveç ndoshta Rumanisë, nuk mund të krahasohet me ne”.

Serbia shpesh akuzohet gabimisht për fillimin e Luftës së Parë Botërore, pasi nacionalisti serb adoleshent Gavrilo Princip, vrau arkidukun austriak Franz Ferdinand në Sarajevë, Bosnje, në vitin 1914, duke shkaktuar një seri ngjarjesh që përfundimisht çuan në luftë.

Serbia ka humbur rreth gjysmën e popullsisë së saj meshkuj gjatë luftës katërvjeçare, duke përfshirë 130,000 trupa në një seri betejash në Ballkan, kundër një armiku shumë më të fortë.

Top Channel