Udhëheqësit botërorë kanë marrë pjesë në një ceremoni në Paris, në nder të 100-vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Presidenti amerikan Donald Trumpdhe udhëheqësi rus Vladimir Putin ishin mes atyre që morën pjesë në ceremoninë e zhvilluar nën Harkun e Triumfit.

  100 vite nga armëpushimi që i dha fund Luftës së Parë Botërore

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe krerë të tjerë marshuan përmes harkut nën shi, me çadra të zeza, ndërsa kambanat e kishave dëgjoheshin ngado në qytet.

Presidenti Macron, përmes një fjalimi u kërkoi udhëheqësve botërorë të qëndrojnë të bashku në luftën për paqe.

“Le të ndërtojmë shpresat tona në vend që të mbetemi pengje të frikës kundrejt njëri-tjetrit. Patriotizmi është krejtësisht e kundërta e nacionalizmit”, tha Macron.

Rreth 70 krerë botërorë u mblodhën në kryeqytetin francez për ceremonitë. Presidenti Macron udhëhoqi ngjarjen kryesore të ditës, një nderim në varrin e “Ushtarit të Panjohur”, memorial kushtuar të rënëve të Francës nën Harkun e Triumfit.

  Moti i keq, Trump anulon vizitën në nder të amerikanëve të vrarë gjatë L. I. B.

Shumë shfaqje të tjera janë zhvilluar ndërkohë në mbarë botën. Rreth 9.7 milionë ushtarë dhe 10 milionë civilë humbën jetën në Luftën e Parë Botërore, që zgjati nga viti 1914 deri në 1918-n.

Top Channel