E shtunë, 10 Nëntor 2018
17:45
Reali “ndan mendjen” për njeriun-gol, gati oferta për Icardin

Reali i Madridit hedh sërish sytë nga Interi duke vënë në shënjestër Mauro Icardin. Sipas të përditshmes spanjolle ‘Marca’, presidenti i klubit madrilen ka caktuar një fond prej 200 milionë Eurosh për merkaton e transferimve të muajit janar dhe synimi i tij është që të bëjë gjithcka për të arritur te sulmuesi i Interit, të cilin e ka ndjekur prej kohësh.

17:26
Tirana 24 Hours/ “Bishat” zbresin në sheshin “Skënderbej” (Foto)

Tirana është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik, por edhe një prej kryeqyteteve që mirëpret aktivitete të shumta sportive. Motosport Club Albania në bashkëpunim dhe me Bashkinë e Tiranës kanë sjellë edicicionin e dytë të “Tirana 24 Hours”, një gare unike në Europe me pjesëmarrës ndërkombëtar, e cila për 24 orë do të përshkruajë një itinerar rreth 900km off road.

17:06
Gruaja më e re e Kongresit amerikan, nuk ka para për qiranë e shtëpisë

Gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongresin amerikan ka një problem, ajo nuk paguan dot qiranë. Kjo sigurisht derisa të nisë punën e re në janar.

16:51
Sterling rinovon, te Manchester City deri në 2023

Raheem Sterling do të vazhdojë te jetë pjesë e Manchester City. Sulmuesi anglez rinovoi kontratën e tij me skuadrën kampione të Premier League deri në vitin 2023.

16:37
Vokshi: Dosja nr. 339 “bërtet” shumë fort, Dakon e pret burgu

Gjatë mesditës së sotme, kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako njoftoi në rrjetet sociale se do të ngrejë padinë e radhës për shpifje, këtë herë në ngarkim të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

16:18
Panairi i Librit çel siparin të mërkurën, 5 ditë të mbushura me aktivitete dhe ftesa për lexim

Panairi i 21-të i Librit “Tirana 2018” çel siparin e aktiviteteve të mërkurën, më datë 14 nëntor, me ceremoninë e hapjes së këtij edicioni.

16:09
Doktor Shkencash dhe trafikant, arrestohet pedagogu i Ekonomikut

Ishte lektori i lëndës për menaxhim të bizneseve dhe koorporatave, dhe jepte leksione në auditorët e universiteteve, por në të njëjtën kohë, emri i tij gjendej në listën e të kërkuarve për çështje droge.

15:50
Presidenti kërkon sqarime për Lleshin, kryeministria përshëndet Metën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përshëndet përpjekjen e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të kërkuar “përgjigje të qarta, të plota dhe shterruese, ndaj të gjitha çështjeve”, që sipas tij, Presidenti i Republikës, “nuk mundi të sqarohej herën e parë”.

15:28
Proteza 4 mijë euro, pacientët nuk i paguajnë dot

Kam nevojë për protezë. Të parën e bëra, se me lekët që mblodha kur vdiq nëna, bëra këmbën. Tani më ka kap kjo tjetra. Doktorët më thonë duhet bërë sa më shpejt, por proteza nuk ka.

15:11
Në Selanik, thirrje ekstremiste: Të djegim Tiranën!

Prokuroria e Gjirokastrës ka regjistruar hetimet për nxitje të urrejtjes dhe grindjeve dhe shpërndarje të simboleve që synojnë përmbysjen e rendit kushtetues të kryer në bashkëpunim.

15:03
Himariotët kuq e zi. Në Itali, në fshatin që ruan identitetin shqiptar

Në vitin 1743 shumë banorë të krahinës së Himarës u larguan drejt Italisë.

14:52
Pagat e mjekëve do rriten. Kryeministri inspektoi punimet në maternitetin e ri të Sarandës

Kryeministri Rama inspektoi punimet e maternitetit të ri të Sarandës, ku ministrja e Shëndetësisë i paraqiti detajet e investimit.

14:24
Shqipëria shpall “Non-Grata” eurodeputeten qipriote Eleni Theocharous

Shqipëria shpalli person non grata, duke mos lejuar futjen në territorin e saj, të eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous, pas pjesëmarrjes së saj në ngjarjet e fundit në Bularat.

14:16
Rama ridërgoi Sandër Lleshin për dekretim, reagon Presidenca

Presidenca njoftoi se Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka nisur prej ditës së djeshme, një proces bashkëpunimi me institucionet përgjegjëse, në lidhje me propozimin e ri për emërimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

14:09
Hapet qendra laboratorike e inovacionit për fëmijët, sjell kurrikulat e kodimit dhe robotikës

Një qendër e re laboratorike e inovacionit ka marrë jetë në Tiranë, ku fëmijët e kryeqytetit mund të mësojnë kurrikulat më të avancuara ndërkombëtare në robotikë, shkencë, teknologji, inxhineri dhe matematikë.

14:01
Fuqia e dashurisë – Episodi 100

Ritinja i kërkon Zekës dokumentet e divorcit, por ai nuk pranon. Irena humbet ndjenjat kur mëson për kthimin e Garsias në Brazil.

13:50
Mata Hari – Episodi 3, 4

Teksa përpiqet të rimëkëmbë reputacionin, Margareta rregullon martesën me Astruk. Në Paris ajo menaxhon një dyqan lulesh, por pas fasadës së lumtur fshihet një botë gënjeshtrash të errëta.

13:34
Turizëm me peshkim, projekti i 5 shteteve përfshin edhe Shqipërinë

Jo vetëm një profesion, po peshkimi është dhe një aktivitet joshës për turistët e shumtë që pushojnë në Durrës.

13:25
PD: Dako, autori i masakrës elektorale në Durrës, Rama ka bllokuar provën

Partia Demokratike ka përsëritur edhe njëherë tjetër akuzat e saj ndaj kreut të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, duke thënë se “Edi Rama po e mban të kyçur në sirtarët e Prokurorisë provën që çon në burg Vangjush Dakon, dosjen “339”.

13:12
Të verbrit nuk punësohen, 300 ndoqën edhe studimet e larta

Të paktën 300 studentë të verbër kanë përfunduar studimet e larta vitet e fundit, por ende nuk janë të punësuar. Jonid Ferhati, kryetari i forumit rinor kombëtar të të verbërve thotë se kjo kategori nuk gëzon privilegjin për t’u punësuar, ndonëse për ta ekziston një ligj i veçantë.

13:04
Dëmtohet rruga e re në Belsh, u përurua 3 vjet më parë

290 milionë lekë të vjetra ka kushtuar kjo rrugë në hyrje të qytetit të Belshit. Ajo është vetëm 1 kilometër, ndërsa investimi u krye nga Bashkia e Belshit në vitin 2013.

12:37
Be thirrje për Kosovën: Të hiqet taksa serbe

Bashkimi Evropian kërkon që Prishtina dhe Beogradi të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për vazhdimin e bisedimeve mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe ripërsëriti që Kosova të heqë dorë nga taksat shtesë ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

12:13
Në farmaci, ilaçe kontrabandë. Xhiro shkon deri në 5 milionë euro

Gjithkujt i ka ndodhur që të ketë blerë barna pa pasur pullë në paketim. Këto janë barna që futen me çanta në tregun e hapur farmaceutik pa ditur as se ku prodhohen dhe as çfarë cilësie kanë.

11:34
Shtiresh sikur je i lumtur, ka përfitime reale (foto)

Një person i qeshur krijon harmoni rreth vetes. Qetësia dhe mirësjellja rrisin ndenjat pozitive dhe krijojnë një atmosferë relaksuese.

11:27
Zbulohet sa i kushtoi PSG-së transferimi i Neymar

Vijojnë të rrjedhin dokumente të tjera nga Football Leaks, teksa pasi u hodh dritë mbi transferimin e Kylian Mbappesë, sot janë zbuluar detajet e kalimit të brazilianit Neymar nga Barcelona, te Paris Saint Germain.

11:10
Malibu, “nga parajsë në portë ferri”!

Plazhi i famshëm i Malibusë në jug të Kalifornisë është kthyer në një portë ferri: zjarri masiv që shpërtheu në veri të Los Angelesit ka detyruar evakuimin e tij dhe te qytetit Calabasas.

10:31
Merr peng ish-bashkëshorten, arrestohet 28-vjeçari në Lushnje

Një 28 vjeçar nga Karbunara e Lushnjes ka marrë forcërisht ish-bashkëshorten e tij dhe e ka mbajtur peng të fshehur në qytetin e Durrësit.

10:07
Bashkia e Tiranës nis punën për ndërtimin e një tjetër këndi lojërash te ish-Ekspozita

Fëmijët e një tjetër njësie në kryeqytet do të kenë shumë shpejt një kënd lojërash. Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për Minikëndin e Lojërave te Rr. ”Vangjush Furxhi”, pas ish-ekspozitës ”Shqipëria Sot”.

10:04
I dënuar në Itali, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Një person është vënë në pranga nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:52
“Hell’s Kitchen”/ Kuzhinieri nga Gjakova eleminohet në episodin e katërt

Artan Nikollbibaj është i eleminuari i episodit të katërt të “Hell’s Kitchen”

09:21
Mbi 150 km në orë, policia ndalon 21 drejtues automjetesh

Policia vijon kontrollet përgjatë fundjavës me shërbime të shtuara në autostradë, ndërsa gjatë mbrëmjes së djeshme janë kapur drejtues mjetesh duke lëvizur me shpejtësi deri 176 km/h, ndërsa u është hequr leja e drejtimit.

08:40
Zjarret në Kaliforni, shkon në 9 numri i viktimave

Një zjarr i madh ka shpërthyer në veri të Los Angeles-it, i cili ende vazhdon të zgjerohet në përmasa.

08:18
OKB reagon ndaj vendimit të Trump, i kërkon Uashingtonit të mbrojë refugjatët

Shtetet e Bashkuara duhet të sigurojnë që çdo person që largohet nga dhuna ose persekutimi, mund të marrë mbrojtje “pa pengesa”, tha agjencia e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR të premten, pak orë pasi presidenti i SHBA, Donald Trump nënshkroi një urdhër për kufizimin e të drejtave të azilit.

08:03
SHBA shtyn hyrjen në fuqi të sanksioneve ndaj kompanive ruse

Shtetet e Bashkuara të premten thanë se ishte vendosur shtyrja e zbatimit të sanksioneve mbi kompanitë ruse EN +, Rusal dhe Gaz PAO, për gati katër javë si aksioneri i tyre kryesor po punon për të lëshuar disa nga kuotat e tij.

04:02
Moratti mbron Mourinhon, për gjestin ndaj tifozëve të Juves

Manchester United mori një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Juventusit në Torino, por gjithçka kaloi në plan të dytë, pasi vëmendja u spostua te gjesti i Jose Mourinhos, që u “hakmor” ndaj sharjeve të tifozëve bardhezi, thuajse gjatë gjithë sfidës.

03:16
Manovrat e gabuara ushtarake, plagosen 25 ushtarë turq

Njëzet e pesë ushtarë turq janë plagosur në provincën juglindore të Hakarit, për shkak të një aksidenti që ndodhi gjatë hedhjes së municioneve të rënda, tha në një komunikatë, Ministria e Mbrojtjes të premten.

02:30
Reformimi i Eurozonës, Macron do takojë Merkelin në Berlin

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin më 18 nëntor, për të diskutuar zbatimin e të ashtuquajturit propozim të reformës së Eurozonës “Meseberg”, i miratuar në qershor.

01:47
Trump nënshkruan urdhrin për kufizimin e aplikimit për azil nga emigrantët

Presidenti Donald Trump nënshkroi të premten një deklaratë që në mënyrë efektive do të pezullojë dhënien e azilit për migrantët që kalojnë kufirin amerikan me Meksikën në mënyrë të paligjshme, deri në 90 ditë.

01:05
Java e 33-të e protestave në Gaza, dhjetëra palestinezë mbetën të plagosur

Zyrtarët palestinezë njoftuan se disa dhjetëra persona u plagosën, pasi u qëlluan nga plumbat e ushtrisë izraelite gjatë javës së 33-të të protestave në kufirin me Izraelin, në Rripin e Gazës.

00:32
Sulmi ndaj hebrejve, Merkel: Gjermania ka detyrë morale të luftojë antisemitizmin

Gjermania ka një detyrë morale për të luftuar ngritjen e antisemitizmit, tha kancelarja Angela Merkel të premten në një fjalim emocional në një sinagogë të Berlinit, ku përkujtohej 80-vjetori i një fushate naziste të sulmeve ndaj hebrenjve.

E premte, 09 Nëntor 2018
23:58
Gattuso “me dhimbje koke”, ndaj Juves mungon edhe Musacchio

Nuk kanë të sosur telashet për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso, që sheh t’i “firojnë” çdo ditë lojtarët, në prag të ndeshjes mes kuqezinjve dhe Juventusit, e planifikuar për këtë të diel.

23:27
Ministri italian: Buxheti nuk preket, do ishte “vetëvrasje” për ekonominë

Ministri italian i Ekonomisë Giovanni Tria tha të premten se një reduktim i mprehtë i deficitit buxhetor të qeverisë, siç kërkohet nga Komisioni Evropian, do të ishte vetëvrasje për ekonominë e vendit.

23:17
Pa Kufij 2 – Episodi 9

Një regjisor, një agjent talentesh e një gazetar vriten dhunshëm. Ekipi është vënë në ndjekje të një rrëmbimi të mundshëm të një ylli të kinemasë, Odri Ameris.

21:46
VolksWagen lufton Teslan, varianti elektrik i “Golf” me gjysmë çmimi

Volkswagen do të prodhojë 10 milionë makina elektrike që do të kenë çmim më të përballueshëm se rivalët.

21:41
Ngërçi për Lleshin, ambasadorja franceze: Rama e Meta me eksperiencë, t’i japin zgjidhje

Ambasadorja franceze, Christine Vasak, nga Korça, e pyetur për ngërçin mes Ramës dhe Metës për dekretimin e ministrit të Brendshëm, u shpreh se Kushtetuta shqiptare është e qartë dhe kryeministri e presidenti janë persona me eksperiencë në politikë. “Unë mund të reagoj si juriste, por nuk më takon mua dhe kolegëve të mi të reagojmë për këtë situatë. Mendoj që si kryeministri ashtu edhe presidenti janë persona me eksperiencë në politikë që kanë shkëmbime permanente mes tyre dhe që e dinë shumë mirë se çfarë duhet të ndodhë”.

20:56
E sëmura me talasemi vuan për gjak, mjeku: Ik na lër rehat, gjak s’ka!

Fiks Fare solli sonte në mbrëmje rastin e një zonje e cila vuan nga talasemia, dhe në bankën e gjakut nuk ka gjak për të.

20:53
Peshkatari: “M’u duk si kukull mbi ujë. Kur qau, kuptova që ishte foshnje”

Edhe pse mes valëve në oqean, një foshnje 18 muajshe arriti të shpëtojë pas një ngjarjeje që mund të quhet vërtet mrekulli e frikshme.

20:30
Salianji shpreh debulesën për sytë e gjelbër

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është ngacmuar mbi shijet e tij për vajzat dhe jo vetëm kaq në “Një ditë me Dojnën”, rubrikën e “Pop Culture” në Top Channel.

20:19
NASA: “Tri asteroide njëherësh pranë Tokës të shtunën, 10 nëntor”

NASA njofton se këtë të shtunë, më 10 nëntor, tri asteroide do të kalojnë pranë Tokës brenda pak orësh.

19:54
52 grekë “non grata”, Athina: Shqipëria të largohet nga veprimet që rëndojnë marrëdhëniet

Vetëm pak orë pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.

19:54
Kryebashkiakja e Romës rrezikon burgun

Prokurori publik i Romës ka kërkuar këtë të premte një dënim me 10 muaj burg për kryebashkiaken populiste të kryeqytetit italian, Virginia Raggi, mbi akuzat e praktikave korruptive të emërimeve në punë.

19:36
I ndëshkon gratë duke mos fjetur me to për një muaj

Ai ka tri gra, po pret fëmijën e 10-të, por plani është të ketë gjithsej 50 fëmijë. Kur njëra nga gratë sillet keq, ai e ndëshkon duke mos fjetur me të për një muaj.

19:30
“Po merrja një sy gjumë, për pak më futën në dhe të gjallë!”

Nga India vijnë gjithmonë histori të çuditshme, e tillë është edhe kjo e fundit.

19:24
“Brexit”, dorëhiqet edhe vëllai i Boris Johnsonit. Jo ishte ministër Transporti

Një tjetër Johnson është dorëhequr nga qeveria britanike për shkak të “Brexit”-it. Pas Boris Johnsonit, tashmë është vëllai i tij Jo Johnson që braktis Ministrinë e Transportit, e madje i bën thirrje publikut që të flasë sërish mbi çështjen e shkëputjes nga Bashkimi Europian.

18:55
Pronat, Rama premton zgjidhje nga Saranda: Ka nisur verifikimi i titujve të pronësisë

Sarandiotëve, Edi Rama u tha se rruga Kardhiq-Delvinë është strategjike për nga impakti që do të sjellë në zhvillimin e zonës.

18:51
Ervin Kurti nuk largohet nga Top Channel, në janar pjesë e së dielës

Pak kohë më parë u përfol se Ervin Kurti nuk do të ishte më pjesë e ekranit të Top Channel.

18:42
I mbijetoi masakrës në Las Vegas, vdiq te masakra në Kaliforni

Një nga personat që i mbijetoi sulmit të tmerrshëm në Las Vegas vitin e shkuar, kur një person i armatosur qëlloi mbi turmën e koncertit dhe vrau 59 pjesëmarrës, vdiq këtë të mërkurë nga një tjetër i çmendur, këtë herë në Kaliforni.

18:42
Meta dekreton shpalljen e procedurës së aplikimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese

Pasi dekretoi ndryshimin në ligjin për lojërat e fatit, Presidenti Ilir Meta pasditen e së premtes ka dekretuar edhe shpalljen e procedurës së aplikimit për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

18:36
Demi i vë “flakën” Instagrami-t (FOTO)

Pasi “tërboi” grekët në ishullin e Santorinit me fizikun e saj mahnitës, Demi Rose ka kënaqur 7.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram me dy foto tepër të nxehta.

18:01
Italia, Mancini le jashtë Balotellin, grumbullon 3 “të panjohur”

Sulmuesi kontrovers, Mario Balotelli është lënë sërish jashtë skuadrës përfaqësuese të Italisë, teksa trajneri axurr Roberto Mancini ka grumbulluar tri emra të rinj për ndeshjet e ardhshme, në listën e shpallur këtë të premte.

18:00
Të gjitha trevat shqiptare, nesër në “Shiko kush luan”

Të ftuar nga të gjitha trevat shqiptare do t’i japin një tjetër pamje e energji emisionit “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën këtë të shtunë në mbrëmje.

17:59
Basha: Shpresë për shqiptarët, PD program ekonomik me gjermanët e CDU-së

Në tryezën për programin ekonomik, me fokus tek çështjet e infrastrukturës, energjisë dhe dixhitalizimit, të zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike, kreu i opozitës Lulzim Basha, në prani edhe të dr.Martin Henze, Kryetar i Komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së, u shpreh se CDU ka tek PD një partner të besueshëm dhe të vendosur, që I qëndron parimeve të demokracisë, shtetit ligjor dhe konkurencës së lirë.

17:48
Pamje nga arrestimi i autorit të dyshuar i vrasjes në Selenicë

Pak orë pas vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hodaj në fshatin Kotë të Selenicës, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

17:45
Taksa produkteve serbe, “Lista Serbe”: Mbështesim çdo përpjekje për rrëzimin e qeverisë

“Lista Serbe” deklaroi se do të mbështesë çdo përpjekje për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës. Qëndrimi i subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës u bë publik përmes një deklarate, e cila ishte shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të ekzekutivit kosovar për t’u vënë taksa shtesë prodhimeve nga Serbia.

17:39
Meta dekreton “bastet”, ligji i ri mbyll të gjitha lojërat e fatit

Presidenti Ilir Meta dekretoi ligjin për lojërat e fatit. Ligji i ri parashikon që në një janar në asnjë cep të territorit të Shqipërisë të mos hapen pikat e basteve sportive, kazinotë elektronike dhe bingot.

17:38
Bota lind më pak. Fertiliteti bie me shpejtësi nga 4, në 2 fëmijë

Gjysma e vendeve të botës kanë sot një lindshmëri tejet të ulët për të ruajtur nivelin e tyre të popullatës.

17:32
Protesta në Unazën e Madhe, Basha i bashkohet banorëve

Në ditën e shtatë të protestës, banorëve të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai dëgjoi ankesat e tyre në një takim pa praninë e mediave. Në përfundim, krah tyre Basha akuzoi Edi Ramën se po ndëshkon pa të drejtë qytetarët.

17:16
Punëtorët e “by pass”-eve Fier-Vlorë, në protestë për pagat

600 punëtorë të firmave nënkontraktore, të cilat kanë punuar në ndërtimin e “by pass”-it të Fierit dhe “by pass”-it të Vlorës, protestuan për të 12-n herë në rrugën nacionale në hyrje të Fierit.

16:40
Top Talk/ “Ilir Metës i rri ngushtë stofi i presidentit”

“Unë gjykoj se Ilir Meta është më i fortë politikisht sesa kompetencat e tij. Ai është një personalitet i fortë politik, e në këtë kuptim, posti i presidentit i rri ngushtë. Unë besoj se Ilir Meta ka qenë dhe mbetet një alternativë politike”. Kështu do të shprehej i ftuari i kësaj të premteje në studion e emisionit “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, drejtori i Gazetës Mapo, Ervis Iliazaj.

16:37
Hell’s Kitchen/ Sonte, një personazh i ekranit bëhet pjesë e programit… dhe të tjera konflikte

Shef Renato është personazhi televiziv më i diskutuar i momentit. Reagimet e tij në Hell’s Kitchen në Top Channel nuk lënë askënd indiferent.

15:42
Vrasje në Selenicë. Qëllohet me armë gjahu kreu i njësisë administrative Kotë

Kreu i Njësisë Administrative në Kotë të Selenicës është vrarë këtë të premte me një armë gjahu, nga një bashkëfshatar i tij.

15:32
Medalje ari në xhudo, Kosova shkëlqen në “Tashkent 2018”

Në turneun e Tashkentit këtë muaj, delegacioni i Kosovës ka regjistruar rezultate mbresëlënëse në xhudo.

15:23
Në Topojë të Fierit, fermerët dhe peshkatarët: Na hapni rrugën!

Dhjetëra fermerë dhe peshkatarë në Njësinë Administrative Topojë të Fierit, prej disa muajsh nuk mund të shkojnë në vijën bregdetare të Semanit.

15:18
Rritja ekonomike e Shqipërisë, Brukseli ndryshon parashikimin në 4.1%

Komisioni Europian përmirësoi parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë 2018-ës, për shkak të ecurisë pozitive në gjysmën e parë të vitit.

15:13
Prokurorët, të mbingarkuar. Nga 210 dosje, duhet të zgjidhin dy çështje në një ditë

Në një kohë kur presioni ndaj prokurorisë, për të intensifikuar punën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, sa vjen dhe rritet, si nga publiku dhe institucionet e vendit, ashtu dhe nga ndërkombëtarët, Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur duke kërkuar shtim të numrit të personelit.

15:09
Koment/ “Nderimi” i shqiptarëve për Kacifan

Nga Alban Dudushi

15:04
Ramadan Troci, në vetting. Prokurorit të tokave në bregdet i gjejnë probleme me pronat

Këtë të premte ishte radha e prokurorit Ramadan Troci për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në Pallatin e Kongreseve, për sa kohë ai është në listën prioritare të vettingut. Zoti Troci është kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe u vlerësua për të 3 komponentët.

14:36
“Hipokrati”/ Diabeti mellitus, lidhje me obezitetin e mungesën e aktivitit fizik

Diabeti mellitus është ndoshta një nga sëmundjet më të vjetra që njihet nga njerëzimi, i përshkruar që në antikitet e deri tek emri “diabet”, që për herë të parë u përshkrua si i tillë nga Arateus në shekullin II p.e.s.

14:36
Lleshaj: Në Bularat, provokime të papranueshme. 52 grekë, të padëshirueshëm

52 grekë u shpallën “të padëshiruar” për vendin tonë, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike.

14:33
200 landfille ilegale. Klosi: Ndodhen pranë lumenjve dhe bregdetit

Janë gati 200 venddepozitime plehrash ilegale që janë zbuluar në Shqipëri.

14:19
Lista për Ligën e Kombeve, te Franca grumbullohet Martial

Sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial është kthyer në kombëtaren franceze të futbollit, për herë të parë pas përjashtimit të bujshëm për listën e Botërorit të kësaj vere.

14:12
Aleancë mes trajnerëve, Ancelotti përkrah Mourinhon

Përballë të gjithë atyre kritikave për reagimin polemizues dhe sfidën e hapur ndaj tifozëve të Juventusit, Jose Mourinho mori një mbështetje për fundin kontrovers të sfidës së Torinos, ku Manchester United mundi kampionët e Italisë.

14:02
Raporti i fundit për lindjet nëpër botë befason studiuesit

Studiuesit kanë njoftuar për një rënie të madhe të numrit të lindjeve në botë.

13:58
Treni do të rikthehet në Tiranë! Prezantohet buxheti në njësinë 9

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka prezantuar projektet e planifikuara për njësinë nr. 9, teksa i ka paraqitur banorëve të kësaj njësie projektbuxhetin e vitit 2019.

13:56
Kinë, prezantohet moderatori digjital i lajmeve

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve, “Xinhua” prezantoi këtë javë pjesëtarin më të ri të redaksisë së saj të lajmeve; prezantuesin që do të raportojë pa u lodhur të gjithë ditën, për çdo ditë të javës, nga çdo vend i botës.

13:48
Sulmi në Melburn, policia e konsideron terrorizëm

Personi që i vuri zjarrin një makine dhe qëlloi me thikë 3 kalimtarë, një prej të cilëve ka humbur jetën në qytetin australian të Melburnit, ka vdekur më pas në spital pasi u qëllua nga policia.

13:43
Letër Haradinajt, Merkel ofron mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka dërguar Ramush Haradinajt një letër, ku përcjell mbështetjen e Berlinit zyrtar për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

13:35
Dako i kundërpërgjigjet Bylykbashit: Harroje Durrësin! Ka ikur koha e burgaxhinjve

Sa herë që nga selia e PD-së del një përfaqësues i kësaj force për të vijuar kërkesën e parreshtur për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ky i fundit shfrytëzon rrjetet sociale për t’iu kundërpërgjigjur, sikurse ndodhi edhe këtë të premte ndaj Oerd Bylykbashit.

13:17
Shahu politik: Meta s’ndryshon qëndrim, kryeministri çon sërish emrin e Lleshit

Presidenti Ilir Meta foli për herë të parë me zërin e tij për propozimim për herë të dytë të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

13:07
Disiplina “burgos” Tiranën

Në prag të javës së 13 të Kategorisë Superiore, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë me dije ndwshkimet ndaj parregullsive të një jave më parë në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar.

13:04
Kombëtarja U21 gati për Maltën

Kombëtarja Shpresa do të luajë në datën 16 dhe 19 nëntor, dy miqësore përballë të njëjtit ekip, Maltës. Për këto dy ndeshje testi, trajneri Alban Bushi në konferencën për shtyp ka bërë publik emrat e gurmbulluar ku nuk mungojnë emra të rinj.

12:54
Basha takon protestuesit te Unaza e Re

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi përfaqësinë e protestuesve tek “Unaza e Re”.

12:51
Dhuna ndaj grave, në Berat shtohen rastet e denoncuara

Një në tre gra kërkojnë urdhër mbrojtjeje pranë drejtorisë se policisë së Beratit.

12:42
“Little Italy”, filmi romancë në kinemanë Imperial

Emma Roberts dhe Alyssa Milano sjellin në ekranin e madh të kinemasë Imperial romancën “Little Italy”.

12:34
Sekreti i vajit të mirë, ekspertët tregojnë si të dalloni falsifikimet

Këtë sezon prodhuesit e vajit të ullirit nuk do të kenë të njejtin vaj cilësorë si vite më parë. Kushtet e paqendrueshme klimatike si dhe prekja nga sëmundje të ndryshme të kësaj kulture, do të sjellin në treg vaj të cilësisë së dytë. Dhe pikërisht në prodhimin e këtij viti do të jetë e vështirë për të pasur vaj ekstra të virgjër.

12:26
Hetimi për ekstremistët që morën pjesë në varrimin e Kacifas

Të 12 të shoqëruarit, pasi u pyetën nga Policia e Gjirokastrës dhe agjentë të antiterrorit të ardhur nga Tirana, janë liruar pa zbardhur e premtja, pa u përmbushur orari zyrtar.

12:04
Përplasen 3 makina në aksin Ura Vajgurore-Berat, disa të plagosur

Një aksident ku u përfshinë 3 makina ka ndodhur në aksin rrugor Ura Vajgurore-Berat.

11:54
Bylykbashi: Dako duhet të jetë në burg për krim elektoral

“Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një dalje për mediat paraditen e së premtes.

11:48
Avatar në vend të policëve në kufi

Ai që do të dojë të hyjë në Bashkimin Evropian në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri.

11:38
Prokurori që hetoi Fullanin, në “sitën” e vetting-ut

Prokurori Ramadan Troci doli përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) paraditen e së premtes.