E hënë, 27 Gusht 2018
08:11
Dy viktima në turneun e videolojërave në Florida

Dy persona u qëlluan për vdekje nga një agresor në një kompleks argëtimi në Jacksonville të Floridës. Policia e identifikoi vrasësin si David Katz, 24-vjeçar nga Baltimore, i cili vendosi të vetëvritej në vendngjarje.

E diel, 26 Gusht 2018
22:56
Gazeta koreano-veriore akuzon SHBA-të për lojë të dyfishtë

Gazeta shtetërore e Koresë së Veriut akuzoi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po bëjnë lojë të dyfishtë dhe se janë duke organizuar një komplot kriminal.

22:45
Merkel kundër propozimeve të KE-së, për normat e emetimit të gazrave

Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh kundër propozimit të bërë më herët nga Komisioni Europian për të vendosur norma të reja të lejimit të emetimit të gazrave në atmosferë.

22:32
Inter katranos gjithçka, tifozët e vërshëllejnë

Pas humbjes në debutim ndaj Sassuolos, mbi 60 mijë tifozë zikaltër kishin mbushur “San Siron”, në pritje të fitores së parë sezonale, por Interi i Luciano Spallettit nuk ia ka dalë as ndaj Torinos.

22:17
Zhvlerësimi i vazhdueshëm i monedhës, Irani shkarkon ministrin e Financave

Ministri iranian i Financave, Masoud Karbasiani është shkarkuar sot, pasi parlamenti votoi me 137 vota kundër tij, në një votim të mbajtur gjatë ditës së sotme.

22:00
Të shtënat në Florida, i plagosur edhe një adoleshent shqiptar

Në qendrën e argëtimit Jacksonville Landind Arena ka qenë i pranishëm edhe një shtetas shqiptar, i cili merrte pjesë në një turne lojërash video, të organizuar aty.

21:50
Kukësi zhgënjen edhe në Vlorë, e ndëshkon një ish

Ndonëse e nisi sezonin me stofin e pretendentit kryesor për të zbritur Skënderbeun nga froni, Kukësi ka zhgënjyer sërish mbrëmjen e sotme, duke u mposhtur nga Flamurtari me rezultatin 1-0.

21:31
Aksident i rëndë në aksin Roskovec-Berat, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin që lidh qytetin e Roskovecit me Beratin, pranë fshatit Arapaj.

21:17
Holandezi Strootman lë Romën, transferohet në kampionatin francez

Mesfushori holandez Kevin Strootman i ka dhënë lamtumirën skuadrës verdhekuqe, për t’iu bashkuar Marseilles në kampionatin francez.

21:03
“Luftë” në një qendër argëtimi në Florida, disa viktima dhe një shqiptar i plagosur

Një i ri me origjine shqiptare arriti t’i mbijetojë sulmit me armë në Florida, ku humbën jetën të paktën, 4 persona e 11 të tjerë u plagosën. Ngjarja ndodhi gjate një kampionati me videolojëra, ku garuesit luanin futboll amerikan.

20:42
Kolumbianët votojnë me referendum, masat anti-korrupsion

Kolumbianët i janë drejtuar sot qendrave të votimit, për të marrë pjesë në një referendum ku kërkohet mbështetja për miratimin e 7 masave anti-korrupsion në vend.

20:20
Grindje banale mes të rinjsh, plagoset 20-vjeçari në Durrës

Një 20-vjeçar është sulmuar e plagosur rëndë me thikë këtë fundjavë, nga tre persona, dy prej të cilëve u arrestuan nga policia.

20:04
Marshi i LRI-së/ Forumi rinor politik, si repart ushtarak

“Burrnesha” e marshit të të rinjve të LSI-së, kryetarja Monika Kryemadhi sapo kishte paralajmëruar mazhorancën për një shtator të nxehtë dhe me protesta. Mesazhi nga Jala do të ishte ndoshta deklarata më serioze nga kampi i opozitës këtë verë.

19:47
Qeveria ul fondet për sektorin e bujqësisë

Edhe pse është një sektorët më pak të financuar nga buxheti i shtetit, fondet që qeveria jep për bujqësinë pritet të ulen më tej gjatë viteve në vijim.

19:31
Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare

Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh këtu, e dashuruar me vendin tonë.

19:14
Metroja e Moskës, një ndër më të bukurat në botë (Foto)

Kur ndërtimi i metrosë së Moskës u paralajmërua në vitet 1930, banorët e qytetit u intriguan menjëherë se si do të dukej ajo. Projektet u afishuan nëpër dritare dyqanesh, duke nxitur kuriozitetin e moskovitëve për rrjetin e ri nëntokësor.

18:57
Chelsea nuk di të ndalet, Watford vijon befasinë

Janë luajtur pasditen e sotme 3 takime të tjera të Premier League-s angleze, ku vëmendja ka qenë e përqendruar te sfida mes Newcastle dhe Chelseat.

18:43
Skënderbeu triumfon në “tokën” e Kastriotit, shkëlqen Bregu

Fitorja ndaj Partizanit nuk ishte rastësi, pasi Skënderbeu mbetet pretendenti kryesor për të fituar sërish titullin kampion, edhe pas largimit të disa titullarëve këtë verë.

18:27
Alibeaj denoncon: Policia e Mallakastrës kërkon të mbyllë me presion, një akt kriminal

Partia Demokratike publikoi një video ku shfaqen dy persona të cilët largohen pasi i vënë zjarrin një automjeti. Sipas Demokratëve pamjet faktojnë zjarrvënien e qëllimshme ndaj makinës së nënkryetarit të bashkisë së Ballshit dhe njëkohësisht nënkryetarit të PD-së së Mallakastrës, Hajredin Serjanaj.

18:08
Kourtney i kundërpërgjigjet Kim vetëm me rroba banje (FOTO)

Ajo shpërtheu në lot pak ditë më parë kur motra e saj Kim e cilësoi si “më pak interesanten për t’u parë”.

18:05
Zotohet Erdogan: Sjellim paqe dhe siguri për Sirinë dhe Irakun

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u zotua të dielën se do të sjellë paqe dhe siguri në Irak dhe në zonat që nuk janë nën kontrollin turk, në Siri, duke thënë se organizatat terroristë që veprojnë atje, duhen eliminuar.

17:46
Digjet makina në rrugën Tiranë-Dajt, pranë Freskut

Një automjet ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme, në zonën e Freskut, në rrugën nacionale Tiranë-Dajt.

17:23
Papa Francesku kërkon falje për abuzimet seksuale të klerit

Papa Francesku është lutur për falje për abuzimin seksual të fëmijëve nga ana e klerikëve dhe ka përsëritur dëshirën e tij për të parë drejtësinë të vendoset në vend.

17:03
Vokshi sulmon Ramën: Populli ka humbur shpresën, “Sulltani” ndjek qejfet çdo fundjavë

Deputetja e Partisë demokratike Albana Vokshi, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka lëshuar një sërë akuzash për kryeministrin e vendit Edi Rama.

16:44
Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso protagonist që në xhiron e parë

Pas pushimeve verore Sebastian Vettel është rikthyer fuqishëm dhe ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Belgjikës, një pistë ku Ferrari nuk fitonte prej 10 vitesh.

16:21
Zjarret në Berlin, rreziku është ende prezent

Zjarrfikësit që u përballën me një zjarr masiv në pyjet afër Berlinit kanë ndaluar përhapjen e tij, por sipas zyrtarëve, rreziku nga flakët nuk ka kaluar ende.

15:52
Universitetet, fituesit shpallen më 30 gusht

25 mijë maturante aplikuan përmes formularit A2 për programe studimi në Universitete publike dhe private. Aktualisht universitetet po bëjnë llogaritjen e pikëve dhe e pas renditjen e aplikantëve sipas programeve të studimit. Më 30 gusht në mëngjes, renditjet janë publike në portalin U-Albania ku ku çdo aplikant do të mësojë se si është renditur për programet për të cilat ka aplikuar.

15:40
“Perëndesha”, regjistrimi i parë; Zbulohet disku i korit “Lira” realizuar në vitet ‘50

Një nga këngët më të njohura të grupit Lira është regjistruar në pllaka gramafoni në vitet 50. Koleksionisti Niko Kotherja na tregon një prej tyre.

15:37
“Meg”, fantazi dhe aksion; Arkëton 213 mln $ prej 23 gushtit

Pasi i shpëtoi një sulmi nga një peshkaqen 21 metra i gjatë, Jonas Taylor duhet të përballet me frikën e tij për të shpëtuar të tjerët. Është ky subjekti që rikthen ne ekranin e madh te kinemasë që prej 23 gushtit aktorin britanik Jason Statham, në filmin aksion me titull “Meg”.

15:25
Në kampin e Babrrusë; Refugjatët duan të ikin në perëndim

Shqipëria ka shprehur dëshirën të ndihmojë në strehimin e të paktën 20 emigrantëve nga Eritrea të bllokuar në brigjet italiane. Por a është ajo gati për t’i siguruar ata?

15:14
Starti me dy humbje, cilat janë 3 pikat e dobëta të Lazios së Inzaghit

Dy takime dhe po kaq humbje për Lazion, në këto javë të para të kampionati, ndërsa trajneri Simone Inzaghi nuk e ka fshehur dëshpërimin, duke u ankuar edhe për kalendarin “e fortë” në start, pasi iu desh të përballet me vendin e parë dhe të dytë të sezonit të kaluar.

15:06
Italia pranon refugjatët; Salvini: Do të ikin në Shqipëri dhe Irlandë

Qeveria italiane lejoi zbritjen në tokë të 150 emigrantëve nga Eritreta që kishin disa javë të bllokuar në det. Vendimi u mor siç tha kryeministri Salvini pasi Shqipëria do strehojë 20 prej tyre, 25 Irlanda dhe pjesën tjetër kisha katolike. Numri dy i qeverisë italiane falenderoi Shqipërinë për ndihmën.

14:58
Pas pushimeve në Shqipëri, emigrantët fillojnë largimin. Fluks në Portin e Durrësit

Emigrantët shqiptarë që u kthyen në atdhe për pushime janë duke u larguar. Fluks të shtuar ka në pikat e kalimit kufitar tokësor, por fluksi më i madh duket se është ne portin e Durrësit aty ku çdo ditë lundrojnë drejt Italisë me mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë në perëndim.

14:42
Boçi: Absurde, 1,5 milionë euro investim për gjimnazin, por MAS e jep me qira

Partia Demokratike përmes deputetit të saj Luçiano Boçi ka ngritur një tjetër akuzë ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, duke deklaruar se ka dhënë me qira qesharake një godinë të ngritur si ngritur si gjimnaz.

14:22
CR7 akoma ‘shterpë’! Kështu nisi 2017… më pas 44 gola

Cristiano Ronaldo nuk arriti të shënojë as në ndeshjen e dytë zyrtare me Juventus duke i dhënë zë kritikëve të shumtë për blerjen e tij nga skuadra kampione e Italisë.

14:10
Përfundojnë punimet në Rr. “Danish Jukniu”, Veliaj: Nga ferrishte e kthyem në lagje model

Tre vjet më parë, Rr. “Danish Jukniu” në Njësinë 2 ishte një ferrishte dhe pa infrastrukturë urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj, asokohe në fushatë, u premtoi banorëve se kjo rrugë do të shndërrohej në një nga rrugët model të Tiranës.

13:57
Dy fitore, dy përmbysje; Ancelotti entuziast

Fitorja e dytë radhazi me të njëjtin stil përmbysjeje entuziazmoi tifozët e Napolit dhe trajnerin Carlo Ancelotti.

13:43
Valladolid luan në “fushë patatesh”, pritet ndëshkimi

Gjendja e mjerueshme e fushës në një kampionat elitar futbolli ka lënë përshtypje të keqe te tifozët dhe skuadrat e La Ligës, e me shumë gjasa do të sjellë dënimin e Real Valladolid.

13:31
Korrigjimi i kufijve, Thaçi dhe Vuçiç pro idesë për ndryshimet e kufijve

Arritja e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka dominuar debatet në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

13:26
Kisha restaurohet gabim; Kritika për ndërhyrjen në Kishën e Apostujve

Kisha e Apostujve në Hoshtevë të Zagorisë po restaurohet. Ky monument i rralle i kultit dhe artit të mesjetës prej dekadash rrezikonte shembjen dhe humbjen e afreskëve. Por projekti që kushton rreth 19 milionë lekë kontestohet nga ekspertët për shkak të teknikës së restaurimit.

13:17
Plazh dhe rrëmujë; Në Pogradec, s’ka plazh publik

Pogradeci njihet për natyrën e veçantë, mikpritjen dhe liqenin, por këtë vit duket se bregu liqenor u pushtua nga shezllonet dhe çadrat private duke mos lënë vend për ata të cilët duan të pushojnë në plazhin publik.

13:06
“Bashkitë” kundër taksës; Shoqata s’pranon që taksën e shtëpive ta mbledhë OSHEE

Taksa e re e pronës do të mblidhet bashkë me faturat e energji elektrike. Kjo është zgjidhja që ka gjetur qeveria për taksen që ka nisur të aplikohet prej pranverës së këtij viti. Por shoqata e bashkive, një organizatë qe drejtohet nga kryebashkiakja e Shkodrës, është kundër këtij vendimi.

12:54
Fier-Ballsh, me gropa dhe kanale; Rruga e pamirëmbajtur shkak aksidentesh

Përgjatë të gjithë rrugës nacionale Fier – Ballsh ka gropa të shumta, të cilat rrezikojnë jetën e drejtuesve të mjeteve. Vende-vende janë hapur edhe kanale të thellë, të cilat shpesh nuk dallohen menjëherë.

12:41
“Fuqia e dashurisë” – Çfarë do të ndodhë në episodin 45

Zeka i kërkon Zheizës dokumentet të fillojë procedurat e divorcit që të martohen. Abeli është i bindur se Ritinja është e keqja që parashikoi indigjeni në jetën e Zekës.

12:30
“Marubi”, ndalesa kryesore e turistëve në Shkodër

Shkodra mbetet një nga qytetet më të dashur për turistët. Destinacioni që shfaq më shumë interes është muzeu “Marubi” i cili vizitohet nga shumë vizitorë.

12:25
Ndarja nga jeta e senatorit të SHBA, Basha: Kombi shqiptar humbi një mik të madh

Edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain

12:14
Vaj i ullirit i falsifikuar, AKU masa ndaj 4 prodhuesve në Tiranë e Vlorë

Pak ditë më parë Top Channel denonconte mashtrimin që prodhuesit e vajit të ullirit bënin duke shitur si vaj cilësor një përzierje industriale. Së fundmi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet e gamës së produkteve, duke gjobitur katër subjekte në Tiranë dhe Vlorë për tregtim të vajit të falsifikuar të ullirit.

12:02
Juve, Rama dhe Ronaldo; Fotot dhe debatet për udhëtimin e kryeministrit

Në provën e dytë në serinë A Juventus nuk gaboi duke triumfuar ndaj Lazio, në një ndeshje ku mes spektatorëve në Allianz Stadium, ishte dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai u prit nga presidenti i Juventusit, bëri një foto me Cristiano Ronaldon, i cili as nuk shënoi gol dhe mori dhuratë edhe një bluze të personalizuar të Juventusit.

11:34
Ligji anti-mafia “kap” Edmond Begon; Prokuroria e Krimeve të Rënda i heton pasurinë

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në bazë të ligjit antimafia ka nisur verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego ose Mondi Bego, i akuzuar edhe si ish-anëtar i bandës së Aldo Bares.

11:28
Ndryshimi i kufijve, BE si SHBA: Kosova e Serbia të gjejnë zgjidhje

Komisionieri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë se nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për ndryshim të kufijve, kjo nuk mund të përdoret si arsye për ndryshime kufijsh në vende tjera në rajon.

11:17
Vdekja e senatorit të SHBA, Rama në FB: McCain, një mik i mirë i Shqipërisë

Ndarjen nga jeta te Senatorit amerikan John McCain e ka komentuar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili në një postim në profilin e tij në FB, thotë se senatori ishte një mik i mirë i Shqipërisë.

11:06
Pranimi i 20 emigrantëve, Bushati për mediat italiane: Mund të pranojmë më tepër

“Kur eritreasit ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mikpritët në shtëpitë tuaja, na ushqyet. Sot dëshirojmë t’ju kthejmë atë të mirë, edhe pse në mënyrë modeste, duke mirëpritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”. Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati sintetizon kështu për “Corriere” qëndrimin e qeverisë për pranimin e 20 emigrantëve të bllokuar në Katania një ditë më parë.

10:49
Tirana Smart City / Bashkia ofron internet falas edhe te Pazari i Ri

Nëse je turist apo një qytetar i Tiranës që ke vendosur të kalosh disa çaste pranë Pazarit të Ri, atëherë momentet e bukura mund t’i ndash në kohë reale me miqtë e tu në rrjetet sociale.

10:38
Chelsea del në shitje, Abramovich do fitojë miliarda

Pronari i Chelsea Roman Abramovich duket se është dorëzuar para milionave të hedhura nga pronarët e rinj të Manchester City dhe Paris Saint Germain vitet e fundit duke vendosur që t’i “dorëzojë” çelësat e ekipit londinez një tjetër pronari.

10:18
Edhe Vulin pro korrigjimit të kufijve: Ndalon formimin e Shqipërisë së Madhe

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, në një deklaratë për mediat pozicioni veten pro demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

10:09
Kukësi kërkon fitoren e parë në Vlorë

Java e dytë e Kategorisë Superiore do të vijojë sot me dy ndeshjet e fundit, ku në orën 16:45 Skënderbeu do të udhëtojë drejt Fushë Krujës, ku do të ndeshet me krutanët e Kastriotit, ndërsa në mbrëmje, në orën 19:45 do të jetë radha e sfidës së Vlorës, mes Flamurtarit dhe Kukësit.

09:57
Ndarja nga jeta e senatorit McCain, Meta: Lajm i hidhur për shqiptarët

Lajm të hidhur për të gjithë shqiptarët e ka cilësuar Presidenti Ilir Meta ndarjen nga jeta të senatorit amerikan John McCain.

09:40
Inter kërkon fitoren e parë

Kanë kaluar 7 ditë që nga ajo humbje befasuese ndaj Sassuolos në Reggio Emilia, në ndeshjen e parë sezonale dhe Interi sot do të ketë mundësinë të kthejë faqen dhe të marrë 3 pikët e para, në sfidën ndaj Torinos, në një “San Siro”, ku pritet të jenë mbi 60 mijë tifozë.

09:30
Erdogan: Populli, i përkushtuar për të ruajtur atdheun

Garancia më e madhe në luftën kundër sulmeve mbi ekonominë është vendosmëria e popullit për të ruajtur atdheun, pavarësinë dhe të ardhmen, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

09:09
“Mbrojtja e rendit liberal botëror”

“Ata që besojnë te rendi liberal botëror, duhet të luftojnë që ta ruajnë”, thotë John McCain, senatori republikan nga Arizona dhe kryetar i Komisionit të Shërbimeve të Armatosura në Senat.

08:52
Mashtrimi me veteranin e pastrehë, nuk i japin as gjysmat e parave

Johnny Bobbit Jr. u kthye në personazh dite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ish veterani i luftës, tashmë një i pastrehë, përdori 20 dollarët e tij të fundit për t’i blerë karburant Kate McClure, e cila kishte mbetur në mes të rrugës ndërshtetërore 95 në Filadelfia.

08:40
Rusi, arrestohet serish lideri i opozitës

Në Rusi, udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, e ndaluan në Moskë, vetëm dy muaj pasi ishte liruar nga burgu. Ai ishte dënuar për organizimin e protestave kundër qeverisë së Presidentit Vladimir Putin.

08:21
Referendumi për emrin; Bacev, akuza shqiptarëve se duan të rrënojnë identitetin maqedonas

Në 30 shtator do të mbahet referendumi mbi pranimin ose jo të marrëveshjes së emrit mes Shkupit e Athinës, por polemikat në Maqedoni janë të mëdha e në shënjestër të tyre kanë përfunduar edhe shqiptarët.

08:17
Ndahet nga jeta senatori amerikan, John McCain

Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru. Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.

E shtunë, 25 Gusht 2018
22:03
Papa Françesku: Më vjen turp nga abuzimet e Kishës

“Kisha ka dështuar që t’i zgjidhë siç duhet krimet e abuzimeve seksuale. Ndiej dhimbje dhe turp”, tha Papa Françesku në Irlandë, gjatë vizitës së tij historike të ngarkuar me emocione, përballë një shoqërie të transformuar rrënjësisht që prej vizitës së fundit papnore atje, 39 vite më parë, por edhe të përfshirë nga skandalet që kanë pllakosur Kishën Katolike.

21:51
Mban 5 200 persona, del në det “mbretëresha” gjermane

Një anije kroçerë “përbindësh” ka dalë për herë të parë për lundrim të martën, në Papenburg të Gjermanisë, për tu testuar.

20:44
“Kandidatja” – Çfarë do të ndodhë në episodin 37

Noemi tronditet kur mëson se Sesilia është e bija e Marios. Hernani i kërkon Rexhinës një intervistë ekskluzive në këmbim të të dhënave kundër Sesilias.

20:32
Shqipëria pranon 20 emigrantë nga Eritrea të bllokuar në ujrat italiane

Ministri i Jashtëm italian, Moavero Milanesi ka bërë të ditur se 20 nga 150 emigrantët e bllokuar në Katania do të priten nga Shqipëria, disa minuta pasi ministri ynë i Jashtëm, Ditmir Bushati kishte ofruar ndihmë për këtë çështje.

20:13
Arti, më pak spektatorë. Përse shfaqjet e shumta tërheqin më pak njerëz?

Audienca e kulturës është tkurrur sipas shifrave të INSTAT-it, megjithëse numri i shfaqjeve është rritur. A është kjo si rezultat i mungesës së politikave kulturore, i rritjes së kërkesës së audiencës për krijimtarinë e ofruar, apo e lajmeve që kanë qarkulluar mbi institucionet kulturore?

19:58
Strakosha ndal Cristianon, por Juve fiton 2-0

Juventusi mori kryesimin e Serisë A pas fitores 2-0 ndaj Lacios, suksesi i dytë në po kaq ndeshje i kampionëve të Italisë.

19:47
Kajak në Lumin Shkumbin. Adrenalinë në ujrat e qetë

Për herë të parë në lumin Shkumbin po organizohen guida me kajak dhe kanoe.

19:34
Komenti i këshilltarit të Trump, John Bolton, kundër pavarësisë së Kosovës në vitin 2008

Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, në një opinion të shkruar në janar të vitit 2008 në bashkëpunim me Lawrence Eagleburger dhe Peter W. Rodman, shprehet kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

19:31
Investimet, paratë ikin jashtë. Nga Shqipëria dolën 291 milionë euro fitime të kompanive të huaja

Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i përdorin paratë që fitojnë këtu për të zgjeruar më tej aktivitetin, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre.

19:17
Bushati: Gati për të ndihmuar Italinë me emigrantët e bllokuar në det

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, me anë të një postimi në Twitter deklaroi se është i gatshëm që të ndihmojë Italinë me emigrantët e bllokuar në det.

19:02
“Tredhëmbëshi magjik” i jep fitoren PSG-së

Paris Saint Germain ka fituar 3-1 ndaj Angers në javën e tretë të kampionatit francez, duke kryesuar renditjen me pikë të plota.

18:48
Partizanit i mjafton një gol ndaj Kamzës

Partizani fitoi 0-1 në fushën e Kamzës, në javën e dytë të Kategorisë Superiore, duke marrë kështu 3 pikët e para që përmirësojnë dukshëm renditjen.

18:28
Kina: Kritika e Trump, e papërgjegjshme

Kina ka thënë se është “e papërgjegjshme” nga ana e Presidentit Trump deklarata se ajo nuk po ushtron presion të mjaftueshëm mbi Korenë e Veriut mbi programin e tij bërthamor.

18:12
Premier League, vjen fitorja e parë për Arsenalin

Arsenali ka rritur të gjejë më në fund fitoren e parë në Premier League pas dy humbjeve në dy javët e para të kampionatit.

17:36
United, 774 milionë stërlina për asgjë

Kampionati i 20 u fitua nga Manchester United në vitin 2013 dhe që nga ajo kohë kjo skuadër nuk ka fituar më, pavarësisht shpenzimeve faraonike.

17:17
Vendoset data e “korrigjimit të kufijve”

Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njoftoi datën e takimit të radhës mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga ajo vetë.

16:59
Bugatti Divo, një “bishë” prej 5 milionë eurosh (Foto)

Bugatti “kërcënonte” se do të krijonte një model më radikal sesa Chiron dhe ia ka arritur qëllimit.

16:39
City ndal hapin, barazim 1-1 ndaj Wolverhampton

Manchester City lë pikët e para në kampionatin anglez të futbollit.

16:24
F1, shiu i “buzëqesh” Hamiltonit. Britaniku, “pole position” në Spa

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i parë në Çmimin e Madh të Belgjikës.

16:02
Diplomaci me prodhime deti, Erdogani fton Putinin në restorant peshku në Stamboll

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400… duke ngrënë peshk në një restorant të veçantë në Stamboll.

15:49
Drejtori i ri i kombëtares ka stërvitur edhe Luka Modriç

Prej mëse 8 vitesh në Shqipëri, Xhemal Mustedanagiç ka provuar të jetë pjesë e të gjitha kategorive në kombëtaren shqiptare të futbollit.

15:20
Në rrugë shkelen rregullat. Policia qëndron larg “njollave të zeza” të aksidenteve

Mjaftojnë pak minuta vëzhgim në disa nga rrugët kryesore pranë Tiranës dhe nuk mungojnë shkeljet e shumta që kryejnë drejtuesit e mjeteve me koshiencë të plotë për të shmangur disa metra më shumë, ku mund të kthehen sipas rregullave.

15:07
Shkolla gërmadhë me 5 nxënës

Vetëm katër mure dhe pa tavan, një gërmadhë përdoret prej 5 vitesh për të mësuar 5 fëmijët e fshatit Vëndresh Mal, në Skrapar.

14:13
F1, Ferrari shfaqet me petkun e pretendentit në Belgjikë

Sesioni i tretë dhe i fundit i provave të lira, që zhvillohet vetëm pak orë para nisjes së provave zyrtare për “pole position”, Ferrari ka dominuar totalisht duke dhënë kështu sinjalet se në pistën e Spa Francorchampsit, në Belgjikë, pretendojnë fitoren.

13:46
Boksieri frikacak ia mbath sapo bie gongu

Rrallëherë mund të shohësh momente qesharake në një sport të dhunshëm e po aq burrëror, siç është ai i boksit. Megjithatë, kur ndodhin janë për t’u mbajtur mend.

13:40
Telashe për Maradonën. Ish-gruaja i kërkon 1.5 mln dollarë

Nuk është ndonjë gjë e rrallë tashmë, që Diego Armando Maradona të jetë në qendër të medieve sportive, jo vetëm për sport.

13:37
Higuain “harron” Napolin, merret me “Despacito”-n para ndeshjes

Mbrëmjen e sotme në Serie A do të zhvillohen dy nga ndeshjet më të rëndësishme të javës, Juventus-Lazio dhe Napoli-Milan.

13:24
Papa mbërrin në Irlandë, tani jo më “shkëmb” i Katolicizmit

Papa Françesku mbërriti në Irlandë në mesin e një vizite të ngarkuar me emocione, përballë një shoqërie të transformuar rrënjësisht që prej vizitës së fundit papnore atje, 39 vite më parë, por edhe të përfshirë nga skandalet e abuzimit që kanë pllakosur Kishën Katolike.

13:15
Asambleja e PS më 7 shtator. Në Vlorë merr pjesë edhe Veliaj

Pak pas mesditës së të shtunës, ministrat dhe drejtuesit e lartë socialistë janë larguar nga ambientet e vilës qeveritare në Vlorë, ku që prej paradites së të premtes kryeministri Rama kishte mbledhur njerëzit e tij.

13:07
Veliaj, thirrje opozitës nga Dajti: Bëhuni me zjarrfikësit, jo zjarrvënësit!

Ndalesa e radhës për kryebashkiakun e Tiranës ka qenë zona periferike e Dajtit, aty ku është shtrirë edhe projekti i bashkisë “Luaj Tirana”, për ngritjen e këndeve rekreative ku mund të gjejnë çlodhje dhe argëtim për fëmijët.

12:45
Superiorja mbyllet të dielën me supersfidën Flamurtari-Kukësi

Të dielën kampionati shqiptar do të vijojë me ndeshjet e tjera të javës së dytë. Nesër zbresin në fushë kampionët e Skënderbeut, që do të përballen me të sapongjiturit në Kategorinë Superiore, Kastriotin e Krujës.

12:36
“Nder dhe Respekt 5” – Çfarë do të ndodhë në episodin 4

Tonio ka sërish në dorë thesarin e mafias. Daria Bertolaso zbulon dramat që fshihen pas asaj që për të gjithë dukej si bamirësi duke futur ne rrezik te madh veten e bashkëpunëtorët.

12:34
Vlorë, kundërshtuan policët, ndalohen 3 persona. Në kërkim një tjetër

Policia e Vlorës ka ndaluar 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “kundërshtim të punonjësit të policisë”.

12:20
Shtëpia muze e Arkaxhinjve në Kavajë

Turistët joshen gjithnjë e më shumë nga historia e qyteteve që vizitojnë, e sidomos nga arkitektura e ruajtur në godinat e vjetra karakteristike.

12:14
Turizëm mes mbetjesh. Rruga Shkodër-Shirokë, askush s’largon mbetjet urbane

Përgjatë të gjithë aksit Shkodër-Shirokë, kontenierët e mbeturinave janë të tejmbushur. As sezoni turistik nuk ka sjellë përmirësim të këtij shërbimi, duke i ofruar një pamje dhe erë të pakëndshme çdokujt që e viziton atë.

12:06
“Bego”, PD: Prokuroria po hesht!

Partia Demokratike ka vijuar edhe këtë të shtunë denoncimin e saj ndaj Mond Begos, të arrestuar e më pas të liruar nga policia greke, për përfitime të punëve publike, pavarësisht se është ish-i dënuar.