Milan vendosi në rrezik kualifikimin pas barazimit 1-1 ndaj Real Betisit në Spanjë. Përballja andaluziane u zhbllokua nga argjentinasi Lo Celso në minutën e 12′, por kuqezinjtë barazuan pas pushimit.

Tani në grup kryesojnë spanjollët, ndërsa Milan dhe Olimpiakos e ndjekin me 1 pikë më pak. Arsenal ruajti vendin e parë në grupin E dhe siguroi kualifikimin për më tej, ndonëse nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Sportingut të Lisbonës.

Përballja në “Emirates Stadium” mes dy ekipeve më të forta të grupit pati volum loje, por nuk ndryshoi asgjë në hierarki. Bayer Leverkusen mundi 1-0 Zyrihun, rezultat që kualifikon të dy ekipet, por mbetet për tu vendosur kreu në grupin A.

Në sfidat e tjera, Bordeaux nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me rusët e Zenitit, dnërsa Salzburgu triumfoi me rezultatin e thellë 2-5 në Norvegji, ndaj skaudrës së Rosenborgut.

Top Channel