Ministri i financave i Izraelit nuk arriti të largojë shqetësimet për një deficit buxhetor në rritje dhe tha se ai nuk do të rriste taksat, për të ndihmuar në balancimin e shpenzimeve, pavarësisht nga presioni i bankës qendrore.

Deficiti buxhetor i Izraelit në 12 muajt e fundit u rrit në 3.6 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tetor, shumë më lart se një objektiv i synuar prej 2.9 përqind.

Të dhënat e kësaj jave gjithashtu treguan se të ardhurat tatimore në 10 muajt e parë të vitit 2018 kishin rënë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, pavarësisht nga rritja më e fortë ekonomike.

Presioni për të rritur shpenzimet publike ka gjasa të rritet në prag të zgjedhjeve kombëtare të planifikuar për nëntorin e ardhshëm, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet rreth deficitit, që po vjen në rritje.

“Ekonomia e Izraelit është më e fortë se kurrë … Unë premtoj se deficiti nuk do të devijojë ndjeshëm (nga objektivi)”, tha ministri i financave Moshe Kahlon, duke shtuar se ai ishte i sigurt se deficiti do të ishte pranë objektivit në dy muajt e fundit të vitit 2018.

“Ka presion nga shumë grupe në ekonomi, përfshirë Bankën e Izraelit, për të rritur taksat. Nuk ka nevojë për të rritur taksat, “u tha ai gazetarëve. Kahlon, i cili ka ulur taksën mbi vlerën e shtuar dhe taksën e koorporatave, ka kundërshtuar hapur bankën qendrore mbi politikën fiskale.

Top Channel