Komisioni i Ligjeve të Kuvendit dëgjoi kërkesat e institucioneve për të cilat është përgjegjës në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Ka ndërruar jetë ditën e sotme në spital Genci Caci, 33 vjeç, i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku u vra edhe shtetasi Edison Harizaj.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të PPE.
Ka mbërritur pasditen e të mërkurës në Bularat trupi i Kostandinos Kacifas. Në fshat, situata duket ende e qetë dhe shumë pak persona kanë mbërritur për varrimin, që pritet të mbahet të enjten paradite.
Ilir Meta u prit me entuziazëm nga arbëreshët e Italisë, ne vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Donald Trump foli për një fitore të madhe në zgjedhjet e mesmandatit, edhe pse demokratët ua shkulën nga duart republikanëve kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.
Lëvizjet për njohjen e pavarësisë së kishës ukrainase mund ta ndajnë botën ortodokse në dy kampe të mëdha rivale: atë prorus e atë properëndimor.
Arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit është kërkesë e panegociueshme për demokratët. Gent Strazimiri nga foltorja e partisë, e cilësoi dosjen 339 si radiografinë e pushtetit, i cili nxjerr në pah sipas tij, lidhjet e qeverisë me krimin.
Prej kohësh, Top Channel ka trajtuar problematikat e shkaktuara nga djegia e mbeturinave në vende të hapura pranë qendrave të banuara, si dhe në landfille, situatë e cila është vënë menjëherë në dukje edhe nga ministri i Brendshëm i komanduar, Sandër Lleshi.
Komisioni parlamentar për Mandatet dhe Imunitetin në Maqedoni vendosi t’i rekomandojë Parlamentit heqjen e mandatit të deputetit për ish-kryeministrin Nikola Gruevski, pas shkresës së Gjykatës Penale në Shkup, e cila e dënoi atë me dy vite burg.
Gola, spektakël dhe surpriza në 3 sfidat e orës 14:00 të së mërkurës të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Skënderbeu pësoi humbjen e 2-të sezonale pasi u mposht në stadiumin Selman Stërmasi me rezultatin 2-0 nga Laçi.
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës. Top Channel mëson se Marieta Zaimi vendoset në krye të Task Forcës në vend të Deniona Katros.
Silvana arrin ta falsifikoj firmën e Eurikos dhe tërheq një shumë të madhe nga banka. Ritinja i kërkon ndihmë Bibisë që Rui të mos e zbulojë se Ruizinjoja është i biri i Zekës.
A është thjesht një matje forcash në distancë, apo pritet një përplasje reale President-Qeveri? Pse po e pret qeveria presidentin Meta për rishqyrtimin e vendimit për të dekretuar Sandër Leshin ministër të Brendshëm? A është presidenti pjesë e skenarit të opozitës për të rrëzuar qeverinë?
Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.
Në jurinë e Tirana International Film Festival (TIFF) është edhe regjisori iranian Ali Asgari, i cili flet ekskluzivisht për Top Channel për kriteret që ai do të ndjekë për përzgjedhjen e filmave më të mirë.
Përplasja Presidencë-Kryeministri nuk u reflektua në Kuvend. Përfaqësuesit e kreut të shtetit u shprehën të kënaqur me fondin e përcaktuar për Presidencën në buxhetin e vitit 2019.
Në Bularat pritet të mbërrijë pasditen e kësaj të mërkure trupi i Kostandinos Kacifas. Në fshat, situata duket ende e qetë dhe shumë pak persona kanë mbërritur për varrimin, që pritet të mbahet të enjten paradite.
Mund t’iu ketë ndodhur t’iu kenë telefonuar në numrin tuaj të telefonit, njerëz që bëjnë reklama për produkte të ndryshme. Në fakt, ju as i njihni dhe as nuk e keni kuptuar sesi e kanë siguruar numrin tuaj të telefonit.
Për shumë vite me radhë, mosha e re e popullsisë është konsideruar nga ekonomistët si shpresa më e madhe e Shqipërisë drejt zhvillimit të shpejtë ekonomik. Por, kjo shpresë po shuhet!
Buxheti i Ministrisë së Brendshme është rritur me vetëm 1% për vitin 2019, me një shifër që kap 21 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe 210 milionë dollarë, duke u renditur një nga dikasteret që merr më shumë parà nga buxheti i shtetit.
E vendosur për të pasuar Angela Merkelin si kryetare e kristiandemokratëve të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer premtoi këtë të mërkurë një kapitull të ri për Gjermaninë, në të cilin “njerëzit të ndihen si në shtëpi, këtu”, pas një periudhe të gjatë trazirash politike të shenjuar edhe nga rritja e ekstremistëve të djathtë.
Në Selanik është organizuar mbrëmjen e djeshme një protestë për vrasjen e Kostandinos Kacifas, ngjarje që ndodhi në Bularat, në 28 tetor.
Rreth 23 miliardë lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje.
Ende asnjë autor i identifikuar apo i dyshuar për ekzekutimin e tipit mafioz të Edison Harizajt mbrëmjen e së martës, në zonën e unazës së plazhit, në Durrës.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, vizitoi Kolegjin e “Shën Adrianit”, në Shën Mitër Korona, ku u pritën dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.
Manchester City dhe Paris SG janë vënë në qendër të vëmendjes së medieve kohët e fundit, pas publikimit të disa dokumenteve që flasin për “driblimin” e bërë nga këto dy klube përballë rregullores së “Fair Play”-t financiar.
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të kompletohet gjatë vitit 2020, kur do të nisë edhe kalimi i parë i gazit, thotë Marco Alverà, drejtor i kompanisë italiane të infrastrukturës së gazit, SNAM.
Kylian Mbappe ishte shumë pranë kalimit te Reali i Madridit në verën e vitit 2017. Ishte “Football Leaks” që zbuloi dokumentet për këtë transferim, dokumente që janë publikuar nga e përditshmja “L’Equipe”.
Procesi i shitjes së klubit të Bordeaux ka përfunduar. Fondi “General American Capital Partners” e bleu klubin e Ligue 1, në Francë, për shifrën e 100 milionë eurove.
Kanë kaluar disa ditë nga protesta studentore kundër ndotjes mjedisore në Porto Romano, por situata mbetet e njëjtë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet që skuadra jonë do të luajë me Skocinë, për Ligën e Kombeve, si miqësoren me Uellsin.
Zgjedhjet e mesit të mandatit, që konsideroheshin “referendum” për presidentin në detyrë, Donald Trump, u mbyllën, për t’i hapur rrugë tani betejës së shifrave.
Denoncimi i korrupsionit në portalin e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Drejtorinë e Hetimit Tatimor të Shkodrës.
Qeveria e Kosovës mori vendim t’iu vendosë taksa shtesë produkteve nga Serbia që hyjnë në Kosovë, si një kundërpërgjigje ndaj “fushatës së egër të Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”.
Shumëkush e ka quajtur kompromis, të tjerë marrëveshje historike, disa madje edhe ndarje, atë të cilën kanë komunikuar kryeministri Alexis Tsipras dhe kryepeshkopi grek Ieronimos në një konferencë të përbashkët shtypi.
Kongresmeni amerikan dhe miku i shqiptarëve, Eliot Engel është rizgjedhur pa kundërshtarë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Të gjitha komisionet parlamentare po diskutojnë sot në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2019.
“Shqipëria mes plehrave”, është kjo tema që do sjellë sonte Top Story në Top Channel, duke iu referuar zonave më të rrezikshme mjedisore të krijuara nga plehrat që derdhen pa kriter.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, deklaroi se “dosja “339” nuk do të jetë “çudia që zgjat vetëm 3 ditë”, pasi, sipas tij, “ajo është radiografia e pushtetit të lidhur me krimin, në shërbim të krimit”.
Incidenti i mbrëmshme pas përfundimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Kukësit ka bërë që të merren disa masa ndëshkuese.
Përfaqësuesja shqiptare e peshngritjes ka mbërritur në Tiranë pas një paraqitje relativisht pozitive në kampionatin botëror që u zhvillua në Turkmenistan. Ky ishte aktiviteti i parë që vlente si kualifikues për lojtrat olimpike që do të zhvillohen në Tokio 2020. Me vendin e gjashtë në peshën deri në 73 kg Briken Calja është i pari dhe i vemti deri më tani nga peshngritësit shqiptarë që ka siguruar kualifikimin për në olimpiadë.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Kalabri u takua me Ipeshkvin e Eparhias së Ungrës (Eparkia e Lungros), Hirësinë e Tij Donato Oliverio si dhe me autoritetet vendore e përfaqësues të bashkësisë arbëreshe, të cilët organizuan një pritje madhështore me shumë emocione, festime, këngë dhe valltarë të veshur me kostume tradicionale arbëreshe.
Flakë masive zjarri kanë shkrumbuar dy automjete, një pikë karburanti jashtë funksionit si edhe një restorant dhe pikë bastesh në fshatin Velitërnë të Korçës.
Të ftuar e special të emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel, qenë cifti i mirënjohur i ekranit Naim Abazi e Mihrije Braha.
Një e moshuar amerikane ka treguar në një emision televiziv jetën e saj seksuale me të dashurin e saj 39-vjeçar.
Edision Harrizaj, i njohur në qytetin e tij si “Edisioni i shtatë pallateve”, është ekzekutuar dje në mbrëmje në qytetin e Durrësit.
Sot në mbrëmje do të luhen ndeshjet e Grupeve E, F, G dhe H të Ligës së Kampioneve.
Një ditë pasi Sandër Lleshaj u emërua zv/ministër i Brendshëm, ka zëvendësuar Fatmir Xhafajn në faqen zyrtare të qeverisë në internet.
Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.
Përfitimet neto të sistemit bankar të Shqipërisë ranë në 14.3 miliardë lekë në fund të shtatorit, nga 16.9 miliardë që ishin një vit më parë.
Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së mërkurës se po rritet numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.
Policia në Barcelonë ka evakuar dy trena në stacionin kryesor të qytetit dhe po kryen kontrolle për eksploziv pasi u gjet një valixhe e dyshimtë.
Shqipëria raportoi rritjen e numrit të aplikimeve për azil. Krahasuar me 307 kërkesat në 2017-ën, deri në gusht të këtij viti u shënuan 3000 aplikime.
Teksa SHBA mbetet e rrëmbyer nga ethet e zgjedhjeve të mesmandatit, karvani me mijëra emigrantë, të nisur nga Amerika Qendrore, vazhdojnë të marshojnë në këmbë drejt SHBA-ve.
Demokratët shpallin fitoren për Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës, ndërsa republikanët duket se kanë mbajtur kontrollin e Senatit. Kryetarja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në krah të figurave të tjera me peshë, doli para mbështetësve demokratë, duke thënë se është një ditë e re për Amerikën.
Fusha e stadiumit mitik anglez “Wembley” është në gjendje shumë të keqe prej disa kohësh dhe trajneri holandez i PSV Eindhoven, Mark van Bommel e bëri shumë të qartë këtë gjë duke mos e kursyer fjalorin në konferencën për shtyp pas ndeshjes.
Demokratët amerikanë kanë marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin, duke i dhënë një “goditje” Presidentit Donald Trump.
Rreth orës 03:00 të mëngjesit, në afërsi të rrugës transballkanike në Vlorë, janë djegur dy automjete që kanë qenë të parkuara.
Një ngjarje e rëndë u regjistrua dje në mbrëmje, rreth orës 23 e 15 minuta në qytetin e Durrësit.
“Një ditë do të formohet edhe ushtria e BE-së”, tha Komisioni Europian të martën, pasi presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për një “ushtri të vërtetë evropiane”, për të reduktuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara.
Aktori i njohur nga Hong Kongu, Jackie Chan i bëri vetes një dhuratë goxha të shtrenjtë.
Problemet e sigurisë dhe sulmet e brendshme ndaj trupave të NATO-s në Afganistan nuk do të ndikojnë në angazhimin e aleancës për të ndërtuar një “forcë afgane” të aftë për t’i bërë talebanët të pranojnë një fund të negociuar për luftën, tha të martën zyrtari i lartë i NATO-s.
Në Paris do të zhvillohet “Paris Photo 2018”, eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar dedikuar fotografisë. Nga data 8 deri në 11 Nëntor, “Grand Palais Paris” do të mirëpresë edicionin e 22 të shfaqjes së madhe, ku do të marrin pjesë 166 galeri nga e gjithë bota dhe 31 editorë ndërkombëtarë.
Irani tha të martën se kishte arritur deri tani të shesë aq naftë sa edhe ka nevojë, pavarësisht presionit të SHBA-ve, por u bëri thirrje vendeve europiane të kundërshtojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të bëjnë më shumë për të mbrojtur Iranin, pasi Rusia dhe Turqia gjithashtu shprehën kundërshtimet e tyre.
Skocia do të jetë mysafire e Shqipërisë në “Loro Boriçi” në mbrëmjen e 17 Nëntorit, në një sfidë mjaft të rëndësishme, të vlefshme për kompeticionin më të ri të UEFA-s, Ligën e Kombeve, njëkohësisht edhe takimi i fundit në grupe për kuqezinjtë e Panuccit .
Komisioni Europian mund të vendosë sanksione ndaj Italisë, si një mjet i fundit nëse nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje mbi buxhetin e Romës për vitin e ardhshëm, por Brukseli dëshiron ta shmangë atë mundësi, tha komisioneri i ekonomisë, i Bashkimit Europian të martën.
Trajneri i Interit Luciano Spalletti nuk e fshehu entuziazmin për barazimin që skuadra e tij arriti në përballjen me Barcelonën, në sfidën e luajtur mbrëmjen e djeshme në Milano, për grupet e Ligës së Kampionëve.
Greqia dhe kisha e saj e fuqishme ortodokse ranë dakord paraprakisht të martën për të hequr rreth 10.000 priftërinj dhe stafin ndihmës nga lista e pagave të shtetit, në një marrëveshje që mund të hapë rrugën për një dallim më të qartë midis kishës dhe shtetit.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar të Durrësit, ku një shtetas është vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Departamenti Amerikan i Shtetit synon të vendosë më shumë sanksione ndaj Rusisë për mos përmbushjen e kushteve që burojnë nga një ligj ndërkombëtar për armët kimike, pas një sulmi me agjent nervor ndaj një ish spiuni rus në Britani.
Në barazim 1-1 përfundoi një tjetër supersfidë e mbrëmjes së sotme, ajo e luajtur në “San Paolo” mes Napolit vendas dhe francezëve të Paris Saint Germain. Miqtë gjetën të parët avantazhin me anë të Bernat, që shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë, ndërsa skuadra e Ancelottit barazoi në minutën e 63-të, kur Insigne mposhti Gigi Buffonin nga pika e bardhë e penalltisë.
Verën e 2017-ës, Andre Silva ishte një nga blerjet më të bujshme të Milanit, pasi kuqezinjtë paguan plot 40 milionë euro në arkat e Portos, për të sjellë në Milano sulmuesit, që pritej të shndërrohej në lider të skuadrës.
Sinkronizmi i notuesve nën ujë është një nga sportet më të veçanta në Lojërat Olimpike.
Të lindësh mes fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës je vërtetë me fat.
Mos dekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm, i ka trazuar sërish “ujërat” e politikës në Shqipëri. Kjo temë është trajtuar edhe në studion e “Top Show”, ku pjesë e panelit ka qenë edhe deputetja PS, Elisa Spiropali.
Një amerikan i akuzuar për dërgimin e 16 pakove-bombë në adresë të politikanëve të rëndësishëm demokratë dhe të kritikëve të Presidentit Trump u paraqitet të martën për herë të parë në një gjykatë federale të Nju Jorkut dhe gjykatësi urdhëroi që ai të mbahet i ndaluar pa kusht.
Gjatë këtij viti, në Brazil u vendos që Miss Bumbum 2018 do të ishte i fundit që organizohej. Por fundi i konkursit të vitheve më të bukura nuk ishte i lavdishëm.
Megjithë shqetësimet lidhur me ndërhyrjen e huaj, sipas monitorëve federalë, zgjedhjet e së martës për në Kongres, nuk janë shoqëruar nga ndonjë incident.
Ashtu si çdo vit, Victoria’s Secret ka zbuluar përpara publikut të gjerë recipetën e saj të rrallë, atë 1 milionë dollarëshe “Dream Angels” e krijuar e gjitha me gurë Swarovski.
Nëse shikohet klasifikimi i golashënuesve në Premier League dhe Bundesliga, do të vihet re diçka e ngjashme. Në krye është Hazard me 7 gola, si në Angli, po ashtu dhe në Gjermani, por ndryshimi është se ndryshojnë emrat, Eden dhe Thorgan.
Liverpooli është dorëzuar dhe ka dalë pa pikë nga Beogradi, duke e bwrw tw vwshtirw tashmw kualifikimin nga grupi i Champions League.
Nëse kur dëgjoni për qytetin e Stambollit ju vijnë në mendje vetëm pamje xhamish, minaresh e kishash bizantine, atëherë nuk e keni parë anën moderne të qytetit, që është kapur me shumë art nga fotografi Jener Torun.
Rreth orës 19:50 në përfundim të ndeshjes së zhvilluar midis ekipeve “Tirana -Kukësi” të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, kanë hyrë në fushë disa tifozë të Tiranës ku një pjesë e tyre janë shoqëruar nga shërbimet e policisë në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sanksionet e reja të SHBA e venё Iranin nën presion ekonomik. Por ato kanë edhe efekt të fortё politik. Këto sanksione prekin jo vetëm Iranin, por mund të influencojnë të gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.
Rreth orës 19:45, në Spitalin Rajonal Vlorë ka mbërritur një person, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.
Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë veprimet e gjyqtares Brikena Ukperaj Lubonja, e cila ka dhënë disa vendime të ndryshme për një pronë. Fillimisht, gjatë kohës që ka qenë gjyqtare në Lushnje, ka dhënë disa vendime ku i jep qytetares Nurjeta Shefa një pronë, të përfituar me vendimin e kthimit dhe kompensimit të pronave të vitit 1995. Madje, ka dhënë edhe urdhrin e ekzekutimit për të liruar këtë pronë.
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo do të takohet të enjten në New York me një zyrtar të lartë të Koresë së Veriut.
Tirana dhe Kukësi e mbyllën në barazim pa gola ndeshjen mes tyre që ngriti dhe siparin e javës së 12 në kategorinë Superiore. Edhe pse me rrjeta të paprekura, 90 minutëshi i zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” kishte një ritëm të lartë, shtylla dhe madje penallti.
Me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë që nuk janë mbyllur ende, komisionerët e vettingut i zhvendosin kontrollet e trefishta shume larg listës prioritare dhe njerëzve të drejtësisë të përfolur për korrupsion.
Astronomët e universitetit Harvard, në SHBA, thanë se objekti misterioz, me ngjyrë të kuqe të errët, i cili hyri vjet në sistemin tonë diellor, mund të ketë qenë anije kozmike jashtëtokësore, e dërguar për të hetuar tokën.
Pranvera nuk është larguar, vjeshta do të vijojë të jetë e tillë sipas kushteve atmosferike. Çadrën mos e merrni me vete këto ditë nëntori, pasi temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta.
Kanë kaluar disa ditë nga protesta studentore kundër ndotjes mjedisore në Porto Romano, po situata mbetet e njëjtë. Mbetjet urbane vazhdojnë të depozitohen dhe digjen në vendgrumbullimin e tyre në Porto Romano, ndërsa tymi toksik që qëndron pezull mbi zonë i ndihmuar dhe nga era përhapet mbi lagjet e afërta të banuara, korpusin universitar dhe më tej në qytetin e Durrësit.
Në shekullin e 17, një thikë nefriti, e punuar me mjeshtëri dhe e veshur me flori, u krijua për Shah Xhehanin, perandorin që ndërtoi Taxh Mahalin. Dy shekuj më vonë përfundoi në koleksionin privat të Samuel Mors, shpikësi i kodit Mors.
Gjykata e arbitrazhit sportiv ka vendosur të hedhë poshtë çdo vendim të UEFA-s kundër Milanit, duke rikthyer ekipin kuqezi në Europa lig, pas sanksionit të përkohshëm nga vetë qeveria e futbollit kontinental. Në një dosje prej 50 faqesh të zbuluar këtë të martë, dolën në dritë disa faktorë që shtynë gjykatën me seli në Lozanë, të kthejë dënimin ndaj ekipit milanez, për thyerjen e rregullave financiare.
Gjashtë persona të angazhuar me të djathtën ekstreme franceze u arrestuan këtë të martë si të dyshuar për një sulm të dhunshëm kundër presidentit francez, Emanuel Makron.
Autoritetet shqiptare kanë njoftuar familjarët e Konstantinos Kacifas se mund të shkojnë në Tiranë për të tërhequr trupin e tij.
Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian.
Rreth 100 mijë persona u mblodhën në pistën ikonike “Flemington” të Melbournit, ku organizohet gara më e famshme e kuajve jo vetëm në Australi, por në të gjithë botën.
Revista e njohur franceze “Marie Claire” i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e cilësuar si qytetin që “nuk fle kurrë”.