Një amerikan i akuzuar për dërgimin e 16 pakove-bombë në adresë të politikanëve të rëndësishëm demokratë dhe të kritikëve të Presidentit Trump u paraqitet të martën për herë të parë në një gjykatë federale të Nju Jorkut dhe gjykatësi urdhëroi që ai të mbahet i ndaluar pa kusht.

Ndihmës Prokurori amerikan i Shtetit Jane Kim tha se Cesar Sayoc, i cili ishte transferuar nga qendra federale e ndalimit në Florida, “përbënte rrezikshmëri të lartë për t’u liruar me kusht.”

Prokurori për Qarkun Jugor të Nju Jorkut i shkruante gjykatësit Robert Lehrburger, se “provat e mbledhura deri më tani flasin për rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se ai ka mjaft stimuj për t’u arratisur”.

Sayoc u arrestua më 26 tetor në Fort Lauderdale të Floridës, dhe akuzohet për pesë krime federale.

Sayoc, i veshur me uniformë burgu, u paraqit të martën para gjykatësit Robert Lehrburger dhe të pranishmit thanë se ai u soll me respekt dhe si një njeri normal.

Seanca e parë dëgjimore për çështjen e tij ishte planifikuar për më 12 nëntor.

Top Channel