Komisioni Europian mund të vendosë sanksione ndaj Italisë, si një mjet i fundit nëse nuk arrijnë të gjejnë një marrëveshje mbi buxhetin e Romës për vitin e ardhshëm, por Brukseli dëshiron ta shmangë atë mundësi, tha komisioneri i ekonomisë, i Bashkimit Europian të martën.

Muajin e kaluar, Komisioni hodhi poshtë projekt buxhetin e Italisë për vitin 2019, duke thënë se ai ishte në kundërshtim të hapur me rregullat fiskale të Bashkimit Evropian dhe mund të rriste më tej borxhin publik të vendit.

“Nuk kam qenë kurrë në favor të sanksioneve. Ato janë gjithmonë një dështim”, tha Pierre Moscovici për gazetarët në margjinat e një takimi të ministrave të financave të Bashkimit Europian. “Unë dua një dialog me Italinë, por sanksionet mund të aplikohen në fund, nëse nuk mund të arrijmë një marrëveshje”.

Ai shtoi gjithashtu se nuk është marrë ende asnjë vendim për çështjen e buxhetit të Italisë, pasi Roma zyrtare ka ende edhe një javë kohë, deri më 13 Nëntor, për të sjellë një projekt të ri, që shmang apo redukton deficitin dhe përputhet me rregullat fiskale të BE-së.

Top Channel