Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian.

Votën e opozitës shqiptare në familjen e qendrës së djathtë Europiane e zbuloi në “twitter” Lulzim Basha, i cili po merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. 4 votat e PD, kur të votohet të enjten, janë për gjermanin, Manfred Weber.

Twitteri i plotë i Lulzim Bashës:
“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.”

Top Channel