Rreth 100 mijë persona u mblodhën në pistën ikonike “Flemington” të Melbournit, ku organizohet gara më e famshme e kuajve jo vetëm në Australi, por në të gjithë botën.

Përveçse një eveniment i madh për dashamirësit e sportit të vrapimit me kuaj dhe të basteve, ky organizim është një nga festat më të shumëpritura në Australi.

Në fakt, pjesëmarrësit nuk pyetën as për shiun, as për faktin që një pjesë e mirë e kuajve pretendentë dolën shumë keq në gara. Ata vazhduan të festojnë të shfrenuar.

FOTO GALERI
1/35

Top Channel